AlbanianSport.com 29/05/2020 23:55
ASNN – Përtej manisë për të dramatizuar gjithçka përtej normales, ka edhe raste që guximi, edhe pse në pamje të parë i nxituar, duhet përgëzuar. Futbolli luhet për tifozët dhe në Mal të Zi e Kroaci kanë vendosur të luajnë me publik. Edhe në Serbi do të ndodhë diçka e tillë, por tifozët do të duhen të ruajnë distancën.
Greqia gjithashtu po tenton të bëjë të njëjtën gjë, ashtu sikundër po bën në krahun tjetër edhe Hungaria. Vende të tjera kanë hedhur hapa konkretë dhe kanë marrë vendime. Kampionati rus do të nisë më 21 qershor dhe është vendosur që në stadiume të lejohen sa 10 % e kapacitetit të impianteve përkatëse.
Klube si Zeniti i Shën Pjetërburgut mund të buzëqeshin, pasi mund të kenë në mbështetje mijëra tifozëve. Edhe Polonia do të lejojë tifozët së shpejti. Nga 19 qershori, klubet do të mund të pranojnë tifozë në stadiume sa 25% e kapacitetet dhe kështu atmosfera do të jetë ndryshe në përballjet e kampionatit, apo edhe në sfidat e rëndësishme në kupa.