AlbanianSport.com 27/05/2020 21:40
ASNN – “Roland Garros” vazhdon të zbulojë të dhëna të mundshme në lidhje me zhvillimin e turneut në vitin 2020. I shtyrë për shkak të epidemisë së virusit korona, që shpërtheu në nivel global, turneu i tenisit u detyrua të gjejë data të tjera për t’u zhvilluar. Turneu francez ishte planifikuar për t’u luajtur 20 shtatori deri në 4 tetor 2020.
Por ai mund të shtyhet edhe për një javë tjetër, për t’i dhënë mundësi zhvillimit të Turneut të Madh të Hapur të Madridit. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit Bernard Xhudiseli, i cili tashmë e ka hedhur mënjanë idenë e një anulimi hipotetik të turneut, rrëfeu se organizatorët e turneut po planifikojnë ta zhvillojnë garën me publik, edhe pse me kapacitet të kufizuar.
“Ne jemi duke analizuar një mënyrë për të festuar turneun me kapacitet të kufizuar publiku”, – tha Xhudiseli. Megjithatë, ky propozim nuk është në përputhje me politikën që po zbaton “Roland Garros” për kthimin e shumës së biletave për të gjithë ata që i kishin blerë për të marrë pjesë në turne.
Vendimi përfundimtar për publikun në “Roland Garros” mund të dihet në mes të qershorit, kur datat përfundimtare të turneut parizien do të zbulohen.