(Video) Basketboll / Mbahet seminari i dytë i kualifikimit të gjyqtarëve

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2020 21:40

ASNN – Shefi i Gjykimit në FIBA Evropë, Nakiç, vlerëson rezultatet e shqiptarëve në testin e parë. Në mungesë të basketbollit të luajtur, Federata Shqiptare e këtij sporti vijon procesin e kualifikimit të mëtejshëm të gjyqtarëve të saj. Dhe teksa është zhvilluar para 12 ditësh takimi i parë i gjyqtarëve të basketbollit në kuadër të projektit SCOD (apo thënë ndryshe “Zhvillimi i Gjykimit në Vendet e Vogla”) të Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA), të hënën në mbrëmje është zhvilluar edhe takimi i dytë.

Për shkak të rrethanave të krijuar nga epidemia e virusit “Covid-19”, ky takim u zhvillua në platformën sociale “Zoom” dhe ishte në vazhdën e testit për gjyqtarët, që gjithashtu u zhvillua “online” më 18 maj. Edhe takimi i së hënës u drejtua nga instruktori dhe vëzhguesi i FIBA-s dhe drejtuesi nga Sllovenia i projektit “SCOD” për Shqipërinë, Ales Kamnikar, Gjyqtari i FIBA-s dhe Instruktori i FIBA-s, Manuel Maconi nga Italia dhe Ervin Koçi, Gjyqtari shqiptar i FIBA-s, Instruktori i FIBA-s dhe Instruktori Kombëtar.

Takimi u përshëndet nga kreu i Departamentit të Gjykimit i FIBA Evropë, Davorin Nakiç. Ai u shpreh shumë i kënaqur për takimin e parë dhe për rezultatet e arritura prej “bilbilave” të koshit shqiptar në testimin e parë “online” të gjyqtarëve evropianë. Nakiç u bëri thirrje gjyqtarëve shqiptarë që këtë periudhë duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për të mësuar.

Tematika e takimit të dytë ishte “Pozicioni i gjyqtarit udhëheqës/mekanikë gjykimi” e “Zonat e përgjegjësisë” dhe metodologjia ishte “Rregullorja Zyrtare e lojës nga FIBA”. Takimi u shoqërua me  video iIustruese për rastet dhe diskutimet, ndërsa nga 60 minuta të planifikuara, ai ka zgjatur plot 90 minuta, ndërsa në të kanë marrë pjesë 23 gjyqtarë të koshit shqiptar dhe një komisar ndeshjeje. Testi i dytë për gjyqtarët e basketbollit do të zhvillohet gjithashtu “online” më 20 maj, ndërsa takimi i radhës do të zhvillohet në qershor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh