Moto GP / Një Botëror “Made in Spain”? Projektohen plot 7 gara spanjolle

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2020 19:25

ASNN – Gara e Spanjës në Moto GP ndryshon emrin e saj dhe do të quhet Çmimi i Madh i Andaluzisë. Ky është për të emri i 10-të i ndryshuar në histori. “Dorna Sports” ka vendosur që të zhvillojë disa gara në Spanjë, në 3 qytete të ndryshme, për të shpëtuar Botërorin e 2020-ës. Kështu, pra, deri më tani, gara e Spanjës, është quajtur, Çmimi i Madh i Aragonës, i Katalonjës, i Valencias, Komuniteti i Madridit, Çmimi i Madh Evropian apo edhe “Expo 92”.

Të gjitha këto gara të zhvilluara në tokën spanjolle. Por kompania që zotëron të drejtat e organizimit të Moto GP-së, “Dorna Sports” tashmë ka njoftuar, pas marrëveshjes së saj me Qeverinë Andaluziane dhe Këshillin e Qytetit në Herez, që Çmimi i Madh i Andaluzisë do të jetë emri i ri, i garës spanjolle. Ky është emri i 10-të në histori, që i vihet Çmimit të Madh të Spanjës. Në pistën “Anhel Nieto” janë planifikuar të zhvillohen dy gara radhazi, që nisin më 26 korrik 2020.

Kreu i “Dorna Sports”, Karmelo Ezpeleta ka planifikuar që në Spanjë të zhvillohen gara edhe në Alkanjiz dhe Çeste, gjithnjë në varësi të ecurisë së epidemisë së virusit korona. Sigurisht, të gjitha do të jenë gara që do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pra, pa tifozë. Madje, nuk është për t’u habitur që Kampionati Botëror i Moto GP-së është menduar të bëhet kryesisht në Spanjë, në përpjekje për të shpëtuar sezonin më të ndërlikuar në mënyrë logjistike në historinë e tij.

Në mesin e parantezave të Herez, Alkanjizut dhe Çestes, plus Montmelósë, është menduar që të ketë 7 Çmime të mëdha në Spanjë, nëse autoritetet shëndetësore miratojnë protokollin e sigurisë me të cilin po punon ende “Dorna Sports”. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë, në të cilin janë zhvilluar gara aq të bukura sa në Spanjë. Që prej fillimit të Kupës së Botës në Moto GP, në Spanjë janë zhvilluar 421 gara. E dyta në listë është Italia, me 416 garat e saj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh