AlbanianSport.com 25/05/2020 20:55
ASNN – Pezullohen 7 klube të divizionit të dytë e 4 të divizionit të 3-të, 5 klube kanë falimentuar. Ndonëse u duk se kriza e shkaktuar nga epidemia e virusit korona, që për më tepër e pati aty zanafillën në fund të vitit të shkuar, tanimë realiteti po bëhet i prekshëm dhe po kështu edhe pasojat e tij.
Kështu, futbolli kinez është në krizë financiare, teksa pagat e papaguara kanë çuar në pezullimin e 11 klubeve. Rrogat faraonike që ofroheshin deri para shpërthimit të epidemisë së virusit “Covid 19”, tundonin lojtarë të ndryshëm të provonin aventurën kineze.
Por, për përveçse ka ndikuar për keq në shëndetin e njerëzve, humbjen e shumë jetëve, kjo epidemi ka përkeqësuar edhe situatën financiare të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Shumë klube kineze janë tronditur ekonomikisht dhe kanë hasur vështirë për të paguar rrogat e futbollistëve.
Dhe Federata Kineze e Futbollit, nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka marrë masa të ashpra. Plot 11 klube, nga të cilët 4 të divizionit të dytë dhe 7 të divizionit të tretë, janë pezulluar nga kampionati. Pesë klube të tjera kanë deklaruar falimentimin, midis të cilëve edhe Tian-xhin Tian-hai. Në këtë mënyrë shumë futbollistë nuk do të paguhen më e kanë mbetur edhe të papunë.