AlbanianSport.com 24/05/2020 22:25
ASNN – Volejbollistja kuqezi rrëfen kontratën e re me Kuneo dhe sezonin e 3-të në Serinë A1. Një sfidë të shumëpritur e ka cilësuar volejbollistja kuqezi, Erblira Bici sezonin e saj të 3-të në nivelin më të lartë të kampionatit italian të femrave, Serinë A1. 24-vjeçarja ka zyrtarizuar të shtunën kalimin e saj tek skuadra e Kuneos dhe duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ajo ka rrëfyer sezonin e shkuar dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm.
Volejbollistja Erblira Bici ka zyrtarizuar të shtunën kalimin e saj tek skuadra e Kuneos dhe duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ajo ka rrëfyer sezonin e shkuar, që ishte paksa zhgënjyes në planin personal, por edhe se mezi e pret aventurën e re. Por sa e njeh 24-vjeçarja skuadrën e saj të re? Diagonalistja 1 m e 86 cm e lartë shpreson që ky sezon, i 3-ti për të nivelin më të lartë të volejbollit të femrave në Itali, të jetë ai i vërteti për të.
Erblira Bici, e cila është edhe kapitenia e Kombëtares kuqezi të rrjetës, ka luajtur me sukses dy sezone në Serinë A2 me Mondovinë, për të vijuar të luajë me sukses edhe në Serinë A me Novarën, por edhe me Busto Arsizion. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: