(Video) Trajneri i Teutës, Martini: Kupa e Shqipërisë, synimi ynë kryesor

Share Button

AlbanianSport.com 23/05/2020 19:25

ASNN – Trajneri i Teutës flet për rikthimin në stërvitje, vështirësitë dhe pritshmëritë e sezonit. Sikundër të gjithë ekipet e tjera, edhe Teuta është rikthyer në stërvitje, pas ndërprerjes mëse dymujore për shkak të shkak të epidemisë së virusit korona. Dhe trajneri Edi Martini është optimist për pjesën e mbetur të sezonit, përtej vështirësive të rikthimit, aty ku si synim madhor shikon Kupën e Shqipërisë.

Teuta është rikthyer në stërvitje dhe për trajnerin Edi Martini, atmosfera e rifillimit në skuadër ka qenë pozitive. “Skuadrën e shoh me dëshirë të madhe për të arritur objektivat që kemi, – ka thënë ai. – Natyrisht duhet të kapim zonën e Evropës, por në mes kemi edhe Kupën, që do të tentojmë ta fitojmë, si dhe duhet të synojmë edhe vendin e dytë, pasi diferenca vetëm 4 pikë është.”

Megjithatë, shkodrani i stolit të durrsakëve nuk ka iluzione se rinisja nuk ka për të qenë e lehtë. “Të them të drejtën, rinisja ishte e vështirë, sepse ishte një kohë e gjatë kjo shkëputje, – ka pohuar Martini. – Megjithatë, djemtë janë stërvitur individualisht, por edhe me grupe dhe shoh një formë të mirë fizike, por, ajo çka është më kryesorja, një dëshirë të madhe për të fituar.”

45-vjeçari vlerëson edhe lejimin e 5 ndërrimeve, që sipas tij do ta ndihmojë futbollin në këtë rifillim. “Sigurisht që ky përjashtim u jep frymëmarrje dhe hapësirë skuadrave, sidomos atyre që e kanë stolin shumë të fortë, – ka thënë trajneri i bregdetarëve. – Edhe neve natyrisht që na bën mirë, por e përsëris që, më të favorizuar në këtë drejtim janë ato ekipe që e kanë stolin të fortë.”

Ish-futbollisti i njohur ka si synim madhor trofeun e Kupës së Shqipërisë në këtë vit jubilar të Teutës. “Me reale, por edhe me më tepër dëshirë, duke qenë se ky është edhe viti i 100-vjetorit të themelimit të klubit, do të zgjidhja të fitoja Kupën e Shqipërisë, – zbulon shkodrani. – Por, siç e thashë, objektivi ynë Evropa, sido që ajo të arrihet dhe kjo nuk diskutohet.

Teuta mban hëpërhë vendin e 5-të në renditjen e Kategorisë Superiore, me 40 pikë të marra në 26 javë kampionat, 13 më pak sesa Tirana kryesuese, por 4 më pak sesa Kukësi i vendit të dytë. Në karrierën e tij 13-vjeçare si trajner, Edi Martini po e drejton për herë të dytë Teutën, ashtu siç ka drejtuar dy herë Luftëtarin, por edhe nga një herë Laçin dhe Vllazninë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh