(Video) Formula 1 kufizon buxhetet, skuadrat miratojnë paketën e re të ndryshimeve

Share Button

AlbanianSport.com 23/05/2020 18:40

ASNN – Kapërcehet pengesa më e madhe, ulja e kufirit të buxhetit në 145 milionë $ për çdo skuadër. Pas javëve të tëra diskutimesh për ndryshimet e mundshme me qëllim shkurtimin e kostove dhe përmirësimin e spektaklit të garës, propozimet e mbiquajtura “Marrëveshja e re” e Formulës 1, u hodhën për votim elektronik dhe u miratuan të premten.

Ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht, është konfirmuar se skuadrat i mbështetën këto ndryshime, që përfshijnë uljen e kufirit të lejuar të shpenzimeve për skuadrat e Formulës 1, nga 175 milionë $, në 145 million $ për vitin e ardhshëm. Skuadrat e Formulës 1 kanë miratuar kështu një paketë ndryshimesh radikale që synon sigurimin e të ardhmes së sportit pas krizës së shkaktuar nga epidemia globale e virusit korona.

Pas javëve të tëra diskutimesh midis drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës (FIA) dhe atyre të Formula 1 për ndryshimet e mundshme me qëllim shkurtimin e kostove dhe përmirësimin e spektaklit të garës, propozimet e mbiquajtura “Marrëveshja e re”, u hodhën për votim elektronik të premten. Ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht, është konfirmuar se skuadrat i mbështetën këto ndryshime.

Ato përfshijnë uljen e kufirit të lejuar të shpenzimeve për skuadrat e Formulës 1, nga 175 milionë $, në 145 million $ për vitin e ardhshëm, por edhe sistemi i zhvillimit të aerodinamikës dhe përdorimi i pjesëve nga burime të hapura. Pika më e nxehtë e debatit në javët e fundit ka qenë kufiri i lejuar i buxhetit, me “Ferrari”-n që ngurronte ta pranonte, pavarësisht një presioni të madh nga skuadrat e tjera.

Skuadra si “MekLaren”-i kishin kërkuar të ulej në 100 milionë, por “Ferrari” e kishte bërë të qartë se nuk do të pranonte asgjë nën 145 milionë dollarë për 2021-shin, por shifra do të zbresë në 140 milionë në 2022-shin, dhe 135 milionë në vitet në vijim. Me skuadrat që i kanë miratuar tanimë ndryshimet, tanimë pritet miratimi edhe nga Këshilli Botëror i Motorsportit të FIA-s, që gjithashtu do të bëhet nëpërmjet votimit përmes Internetit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh