AlbanianSport.com 22/05/2020 23:55
ASNN – Tanimë po merr trajtë gjithçka dhe madje janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve. Klubet kanë rënë dakord dhe pritet vetëm miratimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në Shqipëri të rinisë nga 3 qershori Kategoria Superiore, dhe më pas, edhe kategoritë e tjerë të futbollit, për meshkuj e femra.
Tashmë në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) kanë bërë gati edhe kalendarin. Temperaturat në këtë periudhë janë të larta dhe është përzgjedhur që shumica e ndeshjeve të zhvillohen duke nisur nga ora 18:00. Edhe pse pa tifozë, do të ketë sfida që do të luhen edhe nën ndriçimin e prozhektorëve.
Kështu, më 3 qershor, sfida më e rëndësishme e zgjedhur është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut. Kjo ndeshje luhet duke nisur nga ora 20:00, ndërkohë që më pas në fundjavë, më 7 qershor, nis faza e katërt e Kategorisë Superiore, me takimet e javës së saj të 28-të.
Partizani-Kukësi, me të drejtë, është veçuar të luhet në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:00m kurse sfidat e tjera nga ora 18:00. FSHF ndërkohë ka programuar edhe takimet e para të çerekfinaleve të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend, Kupës së Shqipërisë. Më 11 qershor, të gjitha në orën 18:00, zhvillohen të 4 përballjet e kësaj faze, të cilat janë Tirana-Besëlidhja, Vllaznia-Teuta, Apolonia-Kukësi dhe Bylis-Skënderbeu:
Kategoria Superiore
Java e 27-të:
E mërkurë | 03/06/2020 | Kukësi | 18 : 00 | Luftëtari |
Flamurtari | 18 : 00 | Vllaznia | ||
Laçi | 18 : 00 | Teuta | ||
Bylis | 18 : 00 | Tirana | ||
Partizani | 20 : 00 | Skënderbeu |
Java e 28-të:
E diel | 07/06/2020 | Luftëtari | 18 : 00 | Tirana |
Bylis | 18 : 00 | Teuta | ||
Laçi | 18 : 00 | Vllaznia | ||
Flamurtari | 18 : 00 | Skënderbeu | ||
Partizani | 20 : 00 | Kukësi |