AlbanianSport.com 22/05/2020 20:55
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar me disa statistika interesante të këtij sezoni të Kategorisë Superiore dhe, midis tyre, spikat raporti ndërmjet topave të rikuperuar dhe topave të humbur, që është një tregues shumë interesant për të kuptuar nëse puna e skuadrës funksionon. “Kemi menduar se është interesante një statistikë që shkon në detaje të këtij argumenti, – thuhet në analizën e botuar në faqen zyrtare të FSHF-së në Internet. – Në veçanti, analiza e zonave të fushës në të cilat skuadrat e Kategorisë Superiore humbasin topin dhe ku e rikuperojnë.”
“Për ta bërë këtë, duhet të imagjinojmë fushën të ndarë në tre zona horizontale, me pothuajse 35 metra secila (gjatësia standarde e një fushe loje është 105 metra), – vijon analiza në fjalë. – Do të kemi në këtë mënyrë rikuperime në zona të ulëta (më pranë portës së vet), zona qendrore dhe zona të avancuara. E njëjta gjë vlen edhe për topat e humbur. Është korrekte të thuash që në këto statistika ndikon në mënyrë të rëndësishme stili i lojës së skuadrave.”
“Një skuadër që rikuperon shumë topa në zona të avancuara do të tentojë të bëjë më shumë presing në krahasim me një skuadër që rikuperon shumë topa në zona të ulëta, – thekson organizmi që qeveris futbollin në vend në analizën e tij. – Përsa i përket numrit të topave të humbur, ka rëndësi edhe cilësia e lojtarëve në zona të ndryshme të fushës së lojës, teksa humbja e zotërimit të topit është e kushtëzuar edhe nga prezenca e kundërshtarëve, por një skuadër me cilësi të mira teknike ka mundësi të dalë më mirë nga këto situata.”
“Në grafikun e topave të humbur vëmë re sesi pjesa më e madhe e topave (mesatare për ndeshje) humbet në 30 metrat e fundit të fushës. Është e rëndësishme të nënvizohet sesi Tirana, Teuta dhe Kukësi humbasin relativisht pak topa afër portës së vet.
Përsa i përket topave të rikuperuar, kishim parë që Bylisi rikuperon shumë topa me një përqindje të mirë në pjesën sulmuese (si Tirana dhe Teuta), por në përqindjet e tij humbet më shumë topa në pjesën mbrojtëse, në krahasim me Kukësin dhe Vllazninë. Kjo është saktësisht ajo që shikohet duke parë këto të dhëna. Në grafikun tjetër shikohet se kush janë skuadrat që realisht marrin avantazhe nga kombinimet e topave të rikuperuar dhe atyre të humbur. Edhe se të dhënat mund të duken shumë të ndryshëm ndërmjet tyre (topat e rikuperuar në fazën sulmuese dhe topat e humbur në të parin), kombinohen në realitet aksionet që janë më shumë vendimtare për rrezikshmëri (sulmuesei dhe mbrojtëse).