AlbanianSport.com 22/05/2020 18:40
ASNN – ““ADN”-ja ime është të rrezikoj shumë, të jap 100 %,edhe nëse nuk mund të fitoj, do të përpiqem për çfarëdo mundësie që të ketë”. Ai është 27 vjeç dhe ka 8 kurora të “kampionit të botës” në Moto GP. Pa mohuar talentin, ai ka mënyrën e tij të përballjes me garat. Mark Márkezi është bërë pikë referimi për një kampionat që do të përjetojë vitin e tij më të çuditshëm, në 2020 por para kësaj, le të kthehemi në vitin 2015.
Ai sezon ka qenë, deri më sot, i vetmi në të cilin spanjolli nuk ka festuar titullin e kategorisë më të lartë të motorëve, ku arriti të pësonte edhe plot 13 rrëzime. Kështu ai arriti të kuptojë që të humbësh është gjithsesi një mënyrë për të rregulluar rrugën drejt fitoreve. Dhe këtë ai e tregoi në 2016 dhe 2017 kur, pa pasur një motor më të mirë për të luftuar për kampionatin, ai nxori mësimin e tij.
Dhe ai tregoi se ai e dinte kur ishte koha për të fituar, për të arritur një podium e për të marrë 25 pikët e fundjavës. Por çfarë ndodhi me rrëzimet? Ato u rritën. Shkuan deri në 27 në vitin e titullit të tij të 4-t, fatmirësisht duke shpëtuar nga dëmtimet. Dy pika kyçe këto, nga të cilat duket se piloti spanjoll ka nxjerrë mësimet e duhura me kalimin e kohës.
Këtë 2020, diferenca e gabimit për secilin pilot do të jetë shumë më e vogël dhe çdo zero pikë, do të jetë më e vështirë për t’u rikuperuar. E kjo gjë do ta bëjë “të vështirë të kuptohet nëse pilotët do të ndërmarrin shumë rreziqe apo jo”. Balanca duhet të jetë e ekuilibruar ndërmjet qëndrimit të kujdesshëm dhe marrjes së rreziqeve dhe zgjidhja do të jetë “përpjekja për të përshtatur stilin tonë dhe kujdesin në paraqitjen tonë në këtë Botëror”, – pranon Márkezi.