(Video) Vllaznia / Kapiteni Lika: Rikthimi, i vështirë, por do t’ia dalim

Share Button

AlbanianSport.com 20/05/2020 21:40

ASNN – Kapiteni i Vllaznisë pohon problemet e rikthimit pas ndërprerjes së gjatë. Sikundër të gjithë ekipet e tjera, edhe Vllaznia është rikthyer në stërvitje, pas ndërprerjes mëse dymujore për shkak të shkak të epidemisë së virusit korona. Dhe kapiteni i kuqebluve, Gilman Lika, e ka cilësuar një ditë të shumëpritur, atë të rikthimit në stërvitje. 33-vjeçari thumbon edhe ekipet e tjera për avantazh të padrejtë sa i përket stërvitjeve, por kërkon maksimumin nga shokët e skuadrës.

Vllaznia, sikurse skuadrat e tjera në Shqipëri, është rikthyer në stërvitje pas një ndalese dy mujore. Grupi i futbollistëve nuk është ende i plotë, teksa disa lojtarë, përfshirë edhe trajnerin Mirsad Jonuz, nuk ndodhen në Shqipëri, një problem që kërkon një zgjidhje të shpejtë. Një ditë të shumëpritur e ka cilësuar kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, atë të rikthimit në stërvitje pas ndërprerjes së gjatë për shkak të epidemisë së virusit korona. Përtej përpjekjeve individuale, Lika pohon se gjendja fizike e lojtarëve mbetet problem.

Ai beson se skuadra nuk mund të jetë në formën maksimale dhe tregon rëndësinë e stërvitjeve në kushtet e shtëpisë.“Gjithsecili është munduar të ruajë formën me seanca individuale, – thotë shkodrani. – Stërvitja në fushë të madhe është tjetër.” 33-vjeçari thumbon edhe ekipet e tjera për avantazh të padrejtë sa i përket stërvitjeve, por kërkon maksimumin nga shokët e skuadrës. “Asnjë ekip nuk do të jetë në maksimumin e tyre, përveç atyre ekipeve që kanë 4-5 javë që stërviten”, – thotë ai.

“E kemi marrë vesh që kanë dalë fshehurazi, – vijon kapiteni kuqeblu. – Ne kemi dalë për herë të parë. Tani që nis kampionati nuk ka shanse të jemi në formën maksimale.” Mesfushori shpreson të zgjidhet shpejt çështja e rikthimit të trajnerit dhe 4 futbollistëve të huaj të kuqebluve. Gilman Lika e pranon se ndërprerja erdhi në momentin më të papërshtatshëm, por kërkon impenjim të shtuar. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh