Legjionarët / Hyka: Në Shqipëri, vetëm tek Tirana, por dua të vazhdoj të luaj jashtë

Share Button

AlbanianSport.com 17/05/2020 23:55

ASNN – Ai ishte një nga lojtarët më interesantë të brezit të tij, duke shijuar, por edhe spikatur, me raste, edhe me fanellën e Kombëtares kuqezi kur i është dhënë mundësia. Por karriera e tij ka patur një shtrirje të admirueshme gjeografike, duke e çuar nga Tirana, në Zvicër, në kontinentin amerikanoverior, në SHBA, e së fundmi në Lindjen e Mesme. Jahmir Hyka për momentin ndihet i lumtur në Izrael që edhe është edhe ndalesa e tij e radhës në karrierën e gjatë që ka patur deri tani.

Që prej shkurtit të këtij viti, pas përvojës me Makabin e Netanjas, 32-vjeçari shqiptar është bërë pjesë e Sektzia Nes Tziona, aty ku është shok skuadre me bashkëlojtarin kuqezi, Sabien Lilajn. Megjithatë, në një intervistë dhënë për “Player on Focus”, Hyka nuk i harron fillimet e tij, teksa ka dalë si futbollist nga Tirana dhe një ditë dëshiron të rikthehet te bardheblutë. “Synimi im është të vazhdoj të luaj jashtë Shqipërisë edhe për disa kohë”, – ka thënë ai.

“Me Tiranën kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që nëse unë do të vendos një ditë të rikthehem në Shqipëri, besoj se do të jetë ekipi i parë me të cilin do të bisedoj, – vijoi Hyka. – Pra, në Shqipëri mund të kthehem për Tiranën, tani dua të vazhdoj të luaj jashtë. Në futboll nuk mund të bësh plane, aq më tepër me këtë situatën e krijuar tani, por shpresoj të jemi mirë me shëndet në radhë të parë dhe të mos kemi dëmtime.”

“Kam dëshirë që të luaj futboll sa më gjatë që të jetë e mundur, – ka vijuar mesfushori shtatshkurtër. – Kam edhe një këshillë për lojtarët e rinj. Ndonjëherë talenti nuk mjafton që të bëhesh një lojtar i mirë duhet shumë punë, sakrificë dhe vullnet për të arritur atë që doni. Prandaj ata duhet të punojnë shumë dhe të mos mjaftohen vetëm me talentin.” Jahmir Hyka është aktivizuar me Kombëtaren e Nën-17, Nën-19 dhe Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, për të luajtur më pas 47 ndeshje e për të shënuar dy gola me atë të të rriturve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh