FSHF / Analiza e Rosit: Tirana e 32-ta në Evropë në raportin pikë për ndeshje

Share Button

AlbanianSport.com 16/05/2020 16:35

ASNN – “Evropa është duke punuar për rifillimin e kampionateve dhe renditjet janë të ndalura dhe përshkruajnë çfarë ka ndodhur me kampionatet përpara pandemisë” – shkruan Drejtori i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në  Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Alariko Rosi, në një analizë të botuar në faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin në vend. – Në disa raste, flitet për mesatare pikësh për të përllogaritur meritat sportive të skuadrave, në rastin se ndeshjet e luajtura janë të njëjtat dhe kampionati nuk rifillon.”

“Kemi provuar të përllogarisim mesataren e pikëve të kampionateve evropianë dhe kanë dalë të dhëna shumë interesante, – ka vijuar ai. – Mesatarja e pikëve dhe raporti ndërmjet pikëve në klasifikim dhe ndeshjeve të luajtura. Në Shqipëri të gjithë skuadrat kanë luajtur 26 ndeshje përpara ndërprerjes dhe klasifikimi i mesatares së pikëve është vetëm një mënyrë e ndryshme për të llogaritur klasifikimin.

“Kjo llogaritje mund të aplikohet edhe për skuadrat evropiane, – vijon më tej zyrtari italian i FSHF-së në analizën e tij. – Është një mënyrë për të pasur një parametër unik që do të ndihmojë për të krahasuar ecurinë e skuadrave në kampionate të ndryshëm. Në 35 skuadrat e para të Evropës gjejmë vetëm Tiranën, në vendin e 32-të.

“Më pas kemi shkuar përtej, duke përllogaritur mesataren e pikëve për çdo kampionat në Evropë, – sqaron Rosi. – Dhe këtu vjen surpriza: kampionati shqiptar është një ndër kampionatet më të ekuilibruar dhe të paqartë për vendimet finale në të gjithë Evropën.”

“Për këtë renditje, vlera maksimale që mund të sigurohet është 1.5, minimumi 1, – thekson Drejtori i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF. – Në këtë rast, të kesh një vlerë të ulët për pikët mesatare të skuadrave në kampionat do të thotë që jo vetëm ka shumë barazime, por edhe që skuadrat e para në klasifikim humbasin më shpesh kundër skuadrave me pozicione të ulëta në renditje. Përfundimi i këtij kampionati të ekuilibruar, me një luftë të hapur në të gjitha frontet, mund të jetë një stimul më i madh për të gjithë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh