(Video) Volejboll / Kur Dinamo eliminohej për një pikë të vetme para 53 vjetësh

Share Button

AlbanianSport.com 14/05/2020 23:55

ASNN – Rikthehet në kujtesë, nga një kronikë e rrallë e kohës, eliminimi me një pikë të vetme i bluve të Kojës.  Një video e rrallë e para 53 vjetëve është sjellë ditët e fundit në rrjetet sociale nga historiani i sportit shqiptar, Xhovani Armilota dhe ajo rikthen në kujtesë aventurën e Dinamos së volejbollit të meshkujve në Kupën e Kampioneve të Evropës. Në pamjet e rralla të kronikës ku dallohet edhe legjenda e rrjetës shqiptare, Asllan Rusi, pasqyrohet ndeshje e kthimit e Dinamos me holandezët e Bloker Risvijk, e vlefshme për turin e 16-shes së veprimtarisë më të rëndësishme të klubeve të Evropës.

Pasi kishte kaluar me sukses në turin e parë kampionen e Italisë, Virtus Bolonjën, duke fituar në 3 sete në Tiranë më 1 dhjetor 1966 dhe duke u mundur po në 3 sete në ndeshjen e kthimit një javë më pas, por duke vijuar për më tej falë pikëaverazhit bindës, 83-63, Dinamo e drejtuar legjendari Vangjel Koja, është përballur në turin tjetër me holandezët që ishin shpallur plot 12 herë kampionë të vendeve të ulëta në dy dhjetëvjeçarët e para pas Luftës së dytë Botërore.

Në fakt, ka qenë vetëm një pakujdesi që i ka kushtuar skuadrës shqiptare vendin midis 8 më të mirave të kontinentit në volejboll për meshkuj, pasi Dinamo është eliminuar, në mënyrë të pabesueshme, për një pikë të vetme. Në takimin e zhvilluar më 8 janar 1967, Dinamo e mundi Bloker Rijsvijkun 3-0 në Tiranë, duke i marrë setet përkatësisht 15-10, 15-11 dhe 15-8. Por në ndeshjen e kthimit, të luajtur dy javë më pas, skuadra shqiptare u mund po në 3 sete, 10-15, 13-15 dhe 5-15, duke u mundur me diferencën minimale të pikëve 73-74.

Interesant është fakti ekipit shqiptar iu dhanë atletet speciale për sipërfaqen e të lojërave me dorë, që nuk ishte vendosur ende në Shqipëri, sikundër shihet edhe nga këto pamje. Sipas të dhënave që përcjell historiani Armilota, protagonistët e bluve të rrjetës shqiptare në aventurën kontinentale të rrjetës së meshkujve, ishin Nasho Bakalli, Zhan Bonati, Andrea Gjika, Kiço Lena, Ali Lulolli, Anastas Panteqi, Alfred Radi, Asllan Rusi, Ylli Shehu, Vladimir Starja, Kreshnik Tartari, Enis Terihati, të drejtuar nga trajneri Vangjel Koja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh