Moto GP / Rosi, gjithnjë e më pranë skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”-it

Share Button

AlbanianSport.com 13/05/2020 17:25

ASNN – A është vulosur kalimi i Valentino Rosit tek skuadra kliente e “Jamaha”-s, “Petronas”-i? Ende nuk mund të thuhet me siguri, pasi një pjesë e mediave ndërkombëtare e bëjnë të sigurt një gjë të tillë, ndërsa disa të tjera theksojnë se bisedimet po vazhdojnë. Sidoqoftë, po duket gjithnjë e më tepër një realitet mundësia që Valentino Rosi, aktualisht në skuadrën zyrtare të “Jamaha”-s, do të zhvendoset tek motori i skuadrës kliente në 2021-shin, aty ku përkrah do të ketë bashkëatdhetarin e tij, Franko Morbideli.

Mullinjtë e thashethemeve nisën të punonin me mbingarkesë para dy javësh, kur i mbiquajturi “Doktori”, deklaroi se ai synon të vazhdojë të garojë në Moto GP edhe në 2021-shin dhe pasi “Jamaha” deklaroi në fillim të vitit se italiani do të gëzonte të drejtën e një motori “YZR-M1” me specifikat e skuadrës zyrtare dhe mbështetjen e plotë inxhinierike të “Jamaha”-s nëse ai vendos të vazhdojë. Rrjedhimisht, sytë e të gjithëve u përqendruan në vendin që do të lihet bosh kur Fabio Kuartararo të kalojë tek skuadra zyrtare e “Jamaha”-s.

Tanimë, edhe mediat janë disi konfuze, me disa prej tyre që pretendojnë se një marrëveshje është arritur e me të tjera që besojnë se bisedimet me 9 herë kampionin e botës dhe skuadrën kliente të “Jamaha”-s, pritet të fillojnë gjatë kësaj jave. Raportohet gjithashtu që bisedimet kanë hasur në një pikë të diskutueshme, siç pretendon prestigjiozja sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, sepse Rosi dëshiron të sjellë me vete gjithë skuadrën e mekanikëve që e kanë shoqëruar gjatë shumicës së karrierës së tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP.

Në krahun tjetër, kreu i “Petronas Jamaha SRT”, Razlan Razali, nuk ka dëshirë të bëjë ndryshime tërësore në personelin e skuadrës së tij. Por një gjë është, sidoqoftë, e sigurt, që një marrëveshje midis dy palëve po i afrohet gjithnjë e më tepër bërjes realitet. Një tjetër gjë që tanimë ka gjasa të realizohet, është që Rosi të shoqërohet në garazhin e “Petronas Jamaha”-s nga piloti i Akademisë “VR46”, Franko Morbideli, pasi Razali e ka bërë të qartë sesa e rëndësishme ishte për skuadrën që të vazhdonte ta kishte të vetin italianin 25-vjeçar edhe për 2021-shin.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh