Formula 1 / Volf: Largimi i Fetelit, një vendim që duhet marrë në konsideratë

Share Button

AlbanianSport.com 13/05/2020 13:45

ASNN – Kreu i skuadrës rivale, “Mercedes”-it, flet për futjen e gjermanit në tregun e pilotëve. Një largim që duhet marrë në konsideratë, madje edhe nga rivalët. Kështu e cilëson kreu i “Mercedes”-it, Toto Volf, vendimin e “Ferrari”-t për të mos rinovuar me 4 herë “kampionin e botës”, Sebastian Fetel. Madje Volfi thotë se edhe “Mercedes”-i duhet ta marrë në konsideratë largimin e gjermanit nga “Ferrari” kur të vendosë për përbërjen e pilotëve të skuadrës në të ardhmen.

Toto Volfi thotë se “Mercedes”-i duhet ta marrë në konsideratë largimin e Sebastian Fetelit nga “Ferrari” kur të vendosë për përbërjen e pilotëve të skuadrës në të ardhmen. “Ferrari” bëri të ditur të martën në mëngjes se 4 herë “kampioni i botës”do të largohet në fund tëp 2020-ës, pasi të dyja palët vendosën të mos e rinovonin kontratën, për shkak të mosgjetjes së mirëkuptimit midis tyre. Dhe largimi i Fetelit pritet të ketë ndikim të madh në merkaton e pilotëve për 2021-shin, duke mbërritur madje edhe “Mercedes”-i.

Aty ku të dy pilotëve, si kampionit në fuqi i botës, Ljuis Hemiltoni, ashtu edhe Valteri Botasit, u mbaron kontrata në fund të këtij viti. Dhe kreu i “Mercedes”-it deklaroi se, ndërkohë që skuadra gjermane i mbetet besnike pilotëve aktualë, ajo duhet të marrë në konsideratë pasojat e largimit të Fetelit nga Ferrari. “Sebastiani është një pilot i madh, një personalitet dhe një thesar për çdo skuadër të Formulës 1, tha Volfi, duke shtuar: “Kur hedh vështrimin drejt së ardhmes, konsiderata jonë ndalet së pari tek pilotët aktualë që kemi në makinat tona.”

“Por, natyrisht që duhet ta marrim në konsideratë edhe këtë zhvillim të fundit”, – shtoi austriaku. “Mercedes”-i është për momentin në bisedime me 6 herë kampionin e botës, Ljuis Hemiltonin, për një kontratë të re, me kontratën e tij aktuale 3-vjeçare që skadon në fund të 2020-ës. Hemiltoni është përfolur që në fund të vitit të shkuar për një kalim tek “Ferrari”, ndonëse ai vetë ka nxituar t’i hedhë poshtë këto zëra, duke thënë se “nuk kishte ndonjë nxitim për të shkuar tek ndonjë skuadër tjetër”.

Por deklaratat më të fundit të Volfit parashikojnë një turbullirë të madhe në tregun e pilotëve për 2021-shin, aty ku në fakt gara pritet të zhvillohet më tepër jashtë piste sesa brenda saj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh