AlbanianSport.com 12/05/2020 23:55
ASNN – Më në fund, marrëzia po i lë vendin arsyes dhe sporti më i dashur në planet po i rikthehet fushave të blerta. Kështu, është Portugalia, e cila ishte një ndër shtetet e para që konfirmoi se futbolli do të rikthehej, madje mendohej se në mesin e muajit maj, ekipet luzitane të rikthehen në fushë.
Por, data e rifillimit u shty disa herë, pasi nuk po gjendej gjuha e përbashkët mes krerëve të futbollit dhe atyre qeveritarë. Megjithatë, të martën është vendosur përfundimisht dhe Portugalia, ka një datë zyrtare për rifillimin e futbollit. Me datë 4 qershor, skuadrat do të rikthehen të shkelmojnë topin.
Kjo vjen pas një ndërprerje prej më shumë se dy muajsh. Të martën, mesfushori i Benfikës, Tavarez, rezultoi pozitiv me “COVID-19”, por kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në vendimin për rifillimin e futbollit, ndërsa vetë futbollisti është karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore