(Video) Legjionarët / Franklin Domi, një premtim kuqezi i mbrojtjes

Share Button

AlbanianSport.com 12/05/2020 23:15

ASNN – Lojtari 19-vjeçar po spikat te QPR-ja në Angli, por mendjen e ka tek Shqipëria. Janë të shumtë futbollistët e rinj shqiptarë që militojnë nëpër klubet evropiane të futbollit. Midis tyre tërheq vëmendjen futbollisti shqiptar, Franklin Domi, aktualisht lojtar i Nën-23-vjeçarëve të Kuins Park Rejnxhërs, ose shkurt, QPR, por edhe i Kombëtares që Nën-20-vjeçarëve dhe Shpresave të Shqipërisë. Dhe një nga faqet e profilizuara në Ligën e Futbollit Anglez, “Football League World” (FLW), duke sjellë një profil të shkurtër të 4 të rinjve të QPR-së që duhen mbajtur parasysh, flet me superlativa për futbollistin shqiptar.

“19-vjeçari Domi, i cili iu bashkua në fund të janarit skuadrës së Istbërn Boros për një periudhë të shkurtër huazimi, është njëri prej tyre, – shkruan FLW-ja. – Lojtari i Kombëtares së Nën-20-vjeçarëve të Shqipërisë është bërë pjesë e QPR-së që në fillim të vitit të shkuar, duke lënë mbresa e duke bindur në provën e tij të parë dhe duke siguruar një kontratë afatshkurtër, që u zgjat në verë. Ai është një mbrojtës i mirëfilltë në krahun e majtë dhe mund të jetë në radarin e Uorbërtonit për sezonin e ardhshëm, nëse vazhdon të bindë me skuadrën e Ligës Kombëtare të Jugut në Angli, Istbërn Boro’.”

“Megjithatë, një tjetër huazim është versioni më i mundshëm. Padyshim një lojtar të cilit nuk i duhen ndarë sytë”, – përfundon faqja në fjalë. Tanimë një anëtar i konsoliduar i Nën-23-vjeçarëve, ai synon të bëjë përpara. “Kam bërë shumë përpara, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së blertë, si një profesionist dhe se si unë sillem, – ka deklaruar ai për faqen zyrtare të klubit londinez në Internet. “Në fushën e blertë, gjëra shumë, shumë të mira më kanë ndodhur, siç ishte thirrja në përfaqësuesen e Nën-20-vjeçarëve të Shqipërisë”, – ka vijuar 19-vjeçari.

“Besoj që jam përmirësuar ndjeshëm, sepse kur shikoj video të paraqitjeve të mia, shoh që kam shtuar disa aspekte pozitive dhe kam korrigjuar edhe të metat e mia dhe prandaj jam i lumtur”, – ka shtuar ai. Ajo thirrje e parë në përfaqësuesen e Nën-20-vjeçarëve të Shqipërisë, që erdhi në janar të 2019-ës, ishte një moment mjaft krenar për të dhe për familjen e tij. Për më tepër, kjo thirrje erdhi kur atij iu ofrua kontrata e parë nga QPR-ja dhe tanimë i riu shqiptar nuk ndalet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh