Një lajm i mirë për sportin, hiqet për dy vjet tatimi mbi të ardhurat e sportistëve

Share Button

AlbanianSport.com 12/05/2020 22:35

ASNN – Ndonëse nuk ishte ajo që ishte kërkuar e aq më pak shpresuar, në një vend ku është bërë normë pranimi i të keqes më të vogël, çdo gjë e mirë, sado e vogël, është e lëvdueshme. Dhe përtej epidemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe gjithë absurditeteve që gëlojnë në kurriz të saj, vjen edhe një lajm i mirë për sportistët në Shqipëri, pasi, për një periudhë 2-vjeçare të gjithë sportistëve në vend nuk do t’u mbahen më tatime nga shteti.

Të martën, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, miratoi ndryshimet në projektligjin, “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Federatat kishin kërkuar që të miratohej përjashtimi nga tatimet i sportistëve për një afat 5-vjeçar, por komisioni vendosi vetëm për dy vite, duke mos e pranuar të plotë kërkesën. Sidoqoftë, fakti që nuk do t’u mbahen futbollistëve dy vite tatime është një lajm i rëndësishëm për vetë situatën, në mënyrë që edhe klubet e futbollit të deklarojnë të plotë rrogat e tyre.

Sipas njoftimit të bërë nga zyra për shtyp e kuvendit, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publikë, nën drejtimin e kryetares, Fatjona Dhimitri, në seancën e radhës të mbajtur nëpërmjet platformave të Internetit, shqyrtoi projektligjin, ndërsa në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi në këtë seancë dëgjimore ishte e pranishme zëvendësministria në Ministrinë e Financave, Vasilika Vjero.

Kjo e fundit, gjatë prezantimit të këtij projketligji, shprehu rëndësinë e tij. “Ky ndryshim ka të bëjë me shpërblimet e sportistëve të çdo lloji, të cilët kanë kontrata të rregullta më klubet sportive dhe njihen nga federatat përkatëse sportive  për periudhën dyvjeçare 2021-2022. Një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve e mbështetur dhe nga Ministria e Financave. Ky projektligj ka të bëjë me reformën në sport, duke luftuar informalitetin”, – ka deklaruar zv.ministrja Vjero.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh