Efenberg: Ky protokolli shëndetësor është absurd për një lojë si futbolli!

Share Button

AlbanianSport.com 12/05/2020 21:55

ASNN – Ai është një nga figurat interesante të futbollit gjerman të kapërcyellit të mijëvjeçarit dhe një karakter më vete që rrallëherë e kafshon gjuhën kur flet. Dhe, në fakt, teksa e mendon, ai ka të drejtë. Imagjinoni dy skuadra futbolli që bëjnë të gjithë testet e kërkuara dhe të duhura. Që luajnë në një stadium të kontrolluar dhe të dezinfektuar nga virusi korona.

Në këtë stadium, sidoqoftë, gjatë një ndeshjeje të Bundesligës, lojtarët nuk duhet të pështyjnë, të tokin duart pas golave, një skenar që pritet të realizohet shpejt, pasi kampionati në Gjermani pritet të nisë të shtunën. Kjo gjë padyshim e habit ish-kapitenin e Bajernit të Mynihut, Stefan Efenberg, i cili e quan rregull absurd. “Përderisa ata kanë bërë testet dhe kanë dalë negativë, për çfarë duhet distancimi?” – shtron ai  pyetjen.

“Në fund të fundit, futbolli është sport me duele, do të ketë goditje këndi, goditje dënimi, – ka vijuar 51-vjeçari. – Si do të bëhet?” Ndërkaq, Efenbergu shikon të favorizuar ish-skuadrën e tij, Bajernin e Mynihut, në ndeshjet në vazhdim, teksa thotë: “Bavarezët nuk e kanë problem të luajnë pa tifozë, apo edhe me tifozë kundër.  Problem do ta kenë ekipe si Borusia e Dortmundit apo Eintrahti i Frankfurtit.”

“Borusia e Dortmundit nuk do të ketë “Murin e Verdhë”, – ka vijuar ish-mesfushori. – Unë e di sesa e vështirë është të luash atje.” Dortmundi ka numrin më të lartë të tifozëve, mesatarisht rreth 80,000 në Stadiumin e vet, “Signal Iduna Park”, diçka që e ka ndihmuar shumë skuadrën e trajnerit Lysien Favrë, që pretendon titullin, por që tanimë duhet të luajë pa publik.

Problem më vete është Dinamo e Drezdenit në Bundesligën e dytë, që u izolua për dy javë, pasi 3 persona u rezultuan pozitivë për virusin korona. “Të jesh 14 ditë në karantinë, pa u stërvitur dhe pastaj të luash, është një minus i madh, i papërballueshëm në futboll”, – thotë Efenbergu. Sidoqoftë, në Gjermani janë të lumtur që Bundesliga do të kthehet, e para nga ligat e mëdha të futbollit që po regjistron një fitore ndaj epidemisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh