AlbanianSport.com 12/05/2020 19:15
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat sportive italiane, është Interi që po përvijohet gjithnjë e më tepër si favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla, për shkak të marrëdhënies së mirë mes dy klubeve. Faqja e profilizuar sportive italiane në internet “CalcioMercato”, raporton se 20-vjeçari mund të kushtojë afro 25 milionë euro.
Për mbrojtësin e ri të Shqipërisë ka interesim nga shumë klube, përfshirë edhe Çellsin në Angli, Borusian e Dortmundit në Gjermani, por edhe Napoli dhe Lacio në Itali. Por është Interi që po shihet gjithnjë e më tepër si favorit për transferimin e Kumbullës, aty ky trajneri Antonio Konte, e vlerëson lartë mbrojtësin e ri. Kumbulla ka një kontratë me Veronën deri në verën e vitit 2022.
Qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i klubeve të mëdha pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Veronën dhe për të së fundmi interesim ka shfaqur Interi. “Zikaltërit mund ta transferojnë 20-vjeçarin për 20 milionë euro, pasi të hapet merkatoja e verës”, – shkruan “CalcioMercato”. Interi ka marrëdhënie të mira me Veronën dhe kjo mund të jetë një përparësi për skuadrën nga Milano.