AlbanianSport.com 12/05/2020 17:15
ASNN – Presidenti i ekipit të Juban Danjës, Ferdinand Jaku, bën apel për hapjen e “dritës jeshile” për sportin. Edhe futbolli i femrave, sikundër i gjithë sporti në vend, është ndërprerë, por për presidentin e ekipit të Juban Danjës, përtej karantinës, skuadra ka vazhduar stërvitjet, edhe pse individuale.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, kreu i të parit ekip të futbollit të vajzave në vend ka vlerësuar mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë në këtë kohë krize. Për Jakun, rikthimi sa më shpejt i futbollit në fushën e blertë është mjaft i rëndësishëm.
Presidenti i Juban Danjës thotë se skuadra e tij është gati për rikthimin në garë. Vllaznia e ka dominuar gjatë 10-vjeçarit të fundit futbollin e femrave, duke bërë edhe paraqitje mjaft të mira në Evropë.