Apolonia / Mërgjyshi: Futbolli, industri më vete që s’mund të neglizhohet

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2020 23:55

ASNN – Në morinë e zërave që shtohen përditë nga komuniteti i futbollit është edhe ai i trajnerit të Apolonisë, Artan Mërxhushi, i cili ka shprehur zhgënjimin e tij me mënyrën sesi po trajtohet ky sport në kuadrin e krizës së shkaktuar nga epidemia e virusit korona. Në kohën kur u ndërpre kampionati, në mesin e marsit, skuadra fierake mbante vendin e dytë pas 18 ndeshjesh në renditjen e grupit B, apo grupit të Jugut, me 37 pikë, dy më pak sesa Pogradeci kryesues, dhe dy më tepër sesa Lushnja e vendit të dytë, dhe është pretendente reale për ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

“Është për të ardhur keq që neglizhohet futbolli, – ka thënë Mërxhushi ndër të tjera, në një intervistë dhënë për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”. – Nuk e them këtë se jemi në kreun e renditjes dhe na intereson kjo pjesë, por për shumë arsye them që futbolli ka interesin e vet te rinia, shoqëria dhe gjithë opinioni publik. Është një industri më vete që mund të bëhet një burim shumë funksional. Qeveria po e anashkalon jo vetëm këtë rast, por edhe me miratimin e ligjit të sportit e shumë probleme të tjera.”

“Minimumi që duhet të bëjë qeveria, duhet të jetë në koordinim me FSHF-në, jo heshtje për fatin e futbollit për kërkesat që FSHF-ja deklaron se ka bërë, – ka vijuar trajneri që të mërkurën festoi edhe 52-vjetorin e tij të lindjes. – Është për të ardhur keq, aq më tepër që kryeministri është një ish-sportist dhe e shikon sportin si të “njerkës”. Duhet që të gjithë ne të komunitetit të futbollit të rritim trysninë ndaj qeverisë. Nuk mendoj që përballë atyre turmave që dynden nga liqeni përditë, futbolli me 20 lojtarë që do të luajë në një hapësirë të përcaktuar dhe me masa të rrepta, të ketë rreziqe më të mëdha.”

“Të paktën në këtë periudhë të fillojë stërvitjen në grupe dhe pastaj, duke parë ecurinë, të bashkohen në një grup të vetëm”, – ka shtuar ai. Nëse nuk rifillon kampionati, në rastin më të keq, është hedhur ideja e modelit francez për mbylljen mbi bazën e renditjes aktuale në çdo kategori. Për Mërxhushin, kjo është në dorë të organizmit që qeveris futbollin në vend. “Nuk po them shprehjen standarde që “e mira do të ishte që ekipet të luanin në fushë”, – ka thënë kryeqyteti i stolit fierak. – Do të ishte optimalja, por do të thosha që në situata të jashtëzakonshme duhen vendime të jashtëzakonshme.”

“I takon FSHF-së të mbledhë Komitetin Ekzekutiv, të diskutojë dhe të gjejë një zgjidhje”, – ka përfunduar trajneri i Apolonisë, Artan Mërxhushi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh