AlbanianSport.com 06/05/2020 22:25
ASNN – Duket se është i njëjti model anembanë rrafshit politik të Evropës dhe një rastet ku kjo mishërohet më së mirë është Ministri i Sportit i Italisë, Vinçenco Spadafora. Sikundër një pjesë e mirë e homologëve të tij kontinentalë, edhe atij i pëlqen të bëjë xhonglime pa top, teksa thotë shpreson se qeveria do të mundë ta japë dritën e gjelbër për rifillimin e sezonit në Serinë A, por e pranon se është e pamundur të përcaktohet një datë se kur.
Klubet profesioniste në Itali u janë rikthyer stërvitjeve individuale këtë javë, pasi qeveria e Spadaforas vendosi që t’i lejojë edhe ekipet e sportit të stërviten, por individualisht. Megjithatë, ai ka refuzuar të japë ndonjë datë të mundshme se kur mund të rifillojë Seria A. “FIGC (Federata e Futbollit e Italisë) e ka propozuar një protokoll, të cilin do ta vlerësojë nesër komiteti shkencor, – tha Spadafora. – Ne shpresojmë se do të mund ta hapim dritën jeshile, edhe pse futbolli është një sporti në të cilin është e pamundur të shmanget kontakti dhe mjetet mbrojtëse nuk mund të përdoren
“E përsëris qëndrimin tim, i cili është edhe i qeverisë: ne shpresojmë se do ta rifillojmë sezonin së shpejti, por është e pamundur të përcaktohet data se kur”, – theksoi ai. Kështu, Ministri i Sportit në Itali vazhdon të shtyjë përgjigjen përfundimtare për fatet e Serisë A. Ka disa ditë që ka pasur përplasje mes aktorëve të futbollit dhe Ministrit të Sportit, me këtë të fundit që ka folur sërish pak minuta më parë. “Në 3 ditët e fundit, debati është bërë gjithmonë dhe më i ashpër”, – ka kujtuar ai.
“Ideja për të përcaktuar që tani dhe menjëherë datën për rinisjen e kampionatit kundërshton me atë të përcaktimit të hapave mbi bazën e përditësimit të të dhënave, – ka vijuar zyrtari italian. – Në Evropë, për momentin, të vetmet data të sigurta janë ato të vendeve që kanë vendosur të bllokojnë kampionatet për të mos rinisur më. Edhe Anglia e shtyu edhe një javë rinisjen e stërvitjeve. Përballë këtyre presioneve, nuk mund t’i shpreh idenë dhe linjën time qeverisë: të shpresojmë që kampionatet të rinisin rregullisht.”
“Por, sot nuk mund të jap një datë të sigurt sepse duhet parë se si do të zhvillohet kurba e infeksionit dy javët në vazhdim, kjo edhe pasi prek pak ditësh jemi futur në fazën e dytë, – ka thënë Spadafora. – Vetëm pas vlerësimit të komiteti tekniko-shkencor, qeveria mund të vendosë.”