(Video) KOKSH / Komisioni Teknik mblidhet “në distancë”, diskutohen bursat

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2020 21:40

ASNN – Në atë që ishte një risi për vetë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, por edhe për sportet e tjera në përgjithësi, të mërkurën është zhvilluar nëpërmjet platformave të komunikimin në Internet, mbledhja e Komisionit Teknik pranë këtij organizmi. I kryesuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, që është edhe Kryetar i tij, Komisioni ka diskutuar mbi 6 pikat e rendit të ditës.

Ato ishin situata aktuale e sportistëve në lidhje me koronavirusin, vlerësimi i ecurisë së bursave olimpike, diskutimi mbi programin e KOKSH-it tek Talenteve të Reja, diskutimi mbi zgjerimin e mbështetjes së sportistëve me bursa, diskutimi mbi udhëzimin e përbashkët të ministrive dhe kriteret e kategorizimit, si çështje të ndryshme.

Duke qenë se Lojërat Olimpike të këtij viti u shtynë për në 2021-shin, për fat të mirë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur që programi i bursave për “Tokio 2020” do të vazhdojë edhe për një vit, duke u mundësuar sportistëve mbështetje për përgatitjen e tyre.

Mbajtësit e bursës olimpike të “Tokio 2020” janë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj në atletikë, Indrit Çullhaj në xhudo, Nikol Merizaj, në not, Xhino Toli në karate, Eriglent Prizreni në mundje dhe Elord Gjana në taekuondo. Njëkohësisht me sportistët që mbajnë bursat Olimpike, KOKSH ka mbështetur edhe disa sportistë të tjerë që kanë synuar kualifikimin për në “Tokio 2020”.

Ata janë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje, Franko Burraj në atletikë, Bekim Basha në karate, Juirdo Cani në taekuondo dhe Elsidita Selaj në boks. Në vijimësi KOKSH ka realizuar programe në mbështetje të sportistëve të rinj të talentuar në kuadër të krijimit të premisave të një brezi të ri që në të ardhmen të jenë sportistët e elitës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Ky është një program identifikimi, motivimi dhe inkurajimi për sportistët e rinj që të gjejnë një mbështetje dhe talenti i tyre të vlerësohet ndryshe nga sportistët e tjerë. Sa i përket diskutimit mbi udhëzimin e perbashkët të ministrive dhe kriteret e kategorizimit, u propozua që ky të jetë një diskutim më i gjerë nga ku do të merren opinionet nga Federatat Sportive dhe do të adresohen çështjet drejt MASR.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh