Milot Rashica, midis kandidatëve për të zëvendësuar Sanenë tek Man. Siti?

Share Button

AlbanianSport.com 04/05/2020 18:40

ASNN – E përditshmja angleze “Manchester Evening News”, ka përpiluar një listë të lojtarëve që skuadra tjetër e këtij qyteti, Mançester Siti, do të mund t’i transferonte në rast se shet Leroj Sanenë tek Bajerni i Mynihut këtë verë. Në këtë listë është Milot Rashica i Verder Bremenit, Leon Bejli i Bajer Leverkusenit dhe Marko Asensio i Realit të Madridit. Kështu pra, ylli i Kosovës shihet si një nga tre kandidatët që do të mund ta zëvendësonte Sanenë tek të kaltërit e Mançesterit.

“Rashica vlerësohet lartë midis klubeve më të mëdhenj në Evropë dhe paraqitjet e tij këtë sezon janë rritur krahas pritshmërie, – shkruan e përditshmja në fjalë. – 23-vjeçari ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë pasimin për 4 të tjerë në 20 ndeshje në Bundesligës, çka është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Verder Bremeni, që po lufton për mbijetesën në nivelin më të lartë të futbollit gjerman. Në krahun tjetër, Verder Bremeni do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita.”

“Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e trajnerit Pep Guardiola, – vijon gazeta angleze. – Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si lojtar krahu, edhe si organizator. Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në dispozicion për maksimalisht 34 milionë euro.”

Milot Rashica pritet të largohet nga Verder Bremeni në merkaton e radhës. Për shërbimet e tij po interesohen shumë klube, ndërsa është raportuar se Lajpcigu është më së afërmi transferimit të yllit të Kosovës. Megjithatë, emri i tij është lidhur edhe me Borusian e Dortmundit në Gjermani dhe Liverpulin në Angli. Por agjenti i lojtarit, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Altin Lala, nuk ka pranuar të japë informacione sa i përket destinacionit të ardhshëm të talentit shqiptar të futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh