Legjionarët / Memushaj: Dua ta shijoj sërish Serinë A, sezoni mund të vazhdojë

Share Button

AlbanianSport.com 03/05/2020 20:55

ASNN – Futbollisti i Peskarës dhe Kombërares kuqezi, Ledian Memushaj, mendon se ka akoma mundësi që sezoni i futbollit në Itali të përfundojë. “Mund të bëhet, nëse ka vullnetin e të gjithëve, – ka thënë ai në një intervistë për TuttoB.com – Do të ishte në interes të të gjithë sistemit. Sigurisht, protokolli i sigurisë duhet të rishikohet për ta bërë më të përshtatshëm.”

Në fakt, më 8 mars, në Benevento, skuadra e shqiptarit zbriti në fushë me maska. “Ishte e çuditshme, – kujton vlonjati i skuadrës bregdetare. – Ne ishim të vetëdijshëm se diçka do të ndodhte. Situata brenda ekipit ishte e paqartë. Trembëdhjetë lojtarë dhe madje edhe anëtarët e stafit ishin ndier keq. Nuk më dukej një grip i zakonshëm. Disa nga shokët e mi kishin simptoma të ngjashme me ato të virusit.”

“Të gjithë ishim të shqetësuar sepse nuk dinim se çfarë kishim, – ka vijuar ai. – Me zbritjen në fushë me maska ​​donim të dërgonim një sinjal.” Më tej, në intervistën në fjalë, 33-vjeçari, flet edhe për trajnerin aktual, Nikola Legrotaljen. “Ai është një person pozitiv, – ka thënë mesfushori. – Kishim pak kohë për të punuar së bashku, por ka harmoni.” Por shqiptari nuk harron as të kaluarën, kur punonte me një trajner si Roberto De Zerbi.

“Sa u përket rezultateve, ishte një përvojë negative, sepse në fund të sezonit ne ramë në Serinë B, – thotë Memushaj, duke iu kthyer kujtimeve tek Benevento. – Nga ana tjetër, unë kam kujtime të mira për trajnerin. Ai është një trajneri shumë i mirë dhe i përgatitur. Ai më mësoi shumë.” Duke mbetur tek tema e trajnerëve, futbollisti ka folur edhe për marrëdhënien me Xhovani De Biazin dhe Edi Rejën.

“Ne kemi ndarë diçka të paharrueshme me De Biazin, – ka thënë lojtari i Kombëtares kuqezi. – Flas shpesh me të. Ne, që morëm pjesë në fazën finale të Kampionatit Evropian të 2016-ës dhe jemi shumë të lidhur. Edhe me Rejën po përjetojmë një rrugëtim të shkëlqyeshëm. Reja është një njeri i shkëlqyeshëm, që vetëm mund ta duash. Ai është si një baba.”

Memushaj kishte deklaruar se ëndrra e tij është ta rikthejë Peskarën në Serinë A. “Po, përjetimi i atyre momenteve do të ishte fantastike, – ka pohuar ai. – Unë po flisja për këtë vetëm disa ditë më parë me Fiorilon dhe Brunon. Do të dëshiroja të shijoja edhe një herë ndjenjën e gëzimin që të japin fushat e Serisë A.” Po a ka ai ndonjë keqardhje në karrierën e tij.

“Vetëm një, – thotë veterani i mesfushës së Peskarës dhe Kombëtares kuqezi. – Më është dashur të bëhem pjesë e profesionistëve shumë vonë për shkak të problemeve burokratike që pengonin federimin. Në fund të fundit, megjithatë, sezonet mes amatorëve gjithashtu më ndihmuan të rritem. Kështu që, sidoqoftë, është mirë edhe kështu siç më ka ecur.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh