AlbanianSport.com 02/05/2020 22:25
ASNN – Portugalia dhe Republika Çeke kanë konfirmuar se në fund të muajit do të rikthejnë futbollin, ndërkohë që këto ditë do të vendoset edhe në Gjermani e Itali, apo edhe në Angli. Ndërkohë që në këto shtete të mëdha të kontinentit të vjetër po mendohen, Polonia dhe Danimarka kanë përcaktuar tashmë edhe datat për rinisjen e futbollit.
Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zgibnjev Boniek, ka njoftuar se autoritetet vendase kanë pranuar protokollin e sigurisë që ata kanë propozuar dhe prej ditës së hënë nisin stërvitjet. Normalisht, do të luhet me dyer të mbyllura dhe plani është që më 27 dhe 28 maj të luhen dy ndeshje të Kupës, kurse dy ditë më pas, të nisin ato të kampionatit.
Në Poloni kanë mbetur edhe 10 javë kampionat dhe synimi është ta mbyllin deri më 19 korrik sezonin dhe më pas të mendojnë për të ardhshmin, me shpresën që do të zhvillohet në kushte normale. Sa i takon Danimarkës, së fundmi është dorëzuar protokolli i sigurisë në qeveri dhe pritet një përgjigje. Plani i tyre është që ndeshjet të luhen prej 29 majit.