Asgjë e re nga fronti i futbollit… MSHMS, një përgjigje pa përgjigje(?!)

Share Button

AlbanianSport.com 01/05/2020 23:55

ASNN – “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit.” Në fakt, titulli i librit të njohur të Erih Maria Remarkut, i përshtatur për futbollin, është ajo që i shkon më për shtat gjendjes së sportit dhe bllokimit të tij, në pamje të parë, për shkak të epidemisë së koronavirusit. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) së fundmi ka bërë një kërkesë, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.  Propozimi i parashtruar në shkresën që mban datën 22 prill 2020, ishte i qartë: Rinisja e stërvitjeve më 2 maj, kurse e kampionateve me 20 ose 24 maj.

Por nuk ka patur deri më tani asnjë përgjigje zyrtare, çka është pranuar edhe në institucionin e futbollit në vend. Të enjten, burime pranë organizmit që qeveris futbollin në vend kanë konfirmuar për RTSH Sport se, bazuar mbi shkresën e dërguar autoriteteve shqiptare, që mban datën 22 prill 2020, FSHF-ja ka kërkuar që skuadrat t’u kthehen stërvitjeve më 2 maj. Këto burime saktësojnë se ishte shpresuar që, në rastin më të keq, të hënën e 4 majit, skuadrat të lejohen të stërviten, natyrisht mbi bazën e një protokolli shëndetësor dhe mbrojtës nga  ana e autoriteteve përkatëse.

Por gjithçka ka mbetur pezull, teksa në FSHF pohojnë se nuk kanë marrë ende përgjigje për këtë çështje. Në të njëjtën kohë, RTSH Sport ka raportuar të enjten kontaktuar edhe me Ministrinë e Shëndetsisë lidhur me shkresën mbi këtë çështje, nga e cila ka marrë një përgjigje të shkurtër, që “ende nuk ka një vendim nga autoritetet përkatëse mbi këtë çështje”. Por edhe të premten, në konferencën e Institutit të Shëndetit Publik, është prekur si temë edhe futbolli. “A do ketë një përgjigje për FSHF”, është pyetja, ndërkohë që më pas vjen përgjigjja që nuk befason më askënd.

“Patjetër, në vazhdim Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju informojë”. Ende asnjë datë për rifillimin e stërvitjeve të ekipeve të futbollit, edhe pse rrugët e kryeqytetit shihen plot gjatë këtyre ditëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh