AlbanianSport.com 30/04/2020 23:00
ASNN – Ndërsa homologu i tij në FIFA thotë të kundërtën, shefi mjekësor i UEFA-s thotë se është e mundur të planifikohet rifillimi i sezonit nëpër kampionatet e Evropës, ndonëse kampionatet në Holandë e Francë janë anuluar dhe Italia po rrezikon të ndjekë të njëjtën rrugë.
Komentet e bëra nga Tim Mejeri i organizmit që qeveris futbollin evropian, UEFA-s, janë në kontrast me ato të kryetarit të Komitetit Mjekësor të FIFA-s, Mishel D’Hoge, i cili tha të martën se futbolli nuk duhet të luhet deri në shtator, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mejer, që është kryetar i Komitetit Mjekësor të UEFA-s, ka thënë të mërkurën se, nëse ndërmerren hapat e duhur, atëherë sezonin mund të vazhdojë nëpër kampionatet e vendeve evropiane. “Të gjitha organizatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave të tyre do të ofrojnë protokolle që diktojnë kushtet sanitare dhe operacionale me të cilat do të mbrohet shëndeti i atyre që janë të përfshirë në lojë”, – ka thënë ai.
“Në këto kushte dhe në respekt të plotë me ligjet vendase, është sigurisht se mundur të planifikohet rifillimi i veprimtarive të pezulluara gjatë sezonit 2019-2020”, – ka shtuar Mejeri. Sezoni aktual u ndërpre anembanë kontinentit të vjetër në mesin e marsit dhe tanimë gjithçka është në pritje se kur mund të rinisë.