Atletikë / Federata Botërore, gjysmë milion $ për të përkrahur sportistët

Share Button

AlbanianSport.com 28/04/2020 19:55

ASNN – Solidariteti ka qenë një nga aspektet që ka spikatur në botën e sportit gjatë kësaj periudhe të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi dhe një numër organizmash sportivë ndërkombëtarë kanë akorduar fonde për t’i ardhur në ndihmë sportit që administrojnë. Kështu ka ndodhur me futbollit, me volejbollin e së fundmi, edhe me atletikën.

Kështu, agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se Federata Botërore e Atletikës dhe Fondacioni Ndërkombëtar i Atletikës (IAF) janë bërë bashkë për të krijuar një fond prej 500 mijë dollarësh (462 mijë euro), nëpërmjet të cilit do të ndihmohen atletët që janë në krizë financiare për shkak të epidemisë së “COVID-19”. Shpërthimi i koronavirusit ka ndalur sportin në mbarë botën, duke ndalur edhe të ardhurat e shumë sportistëve.

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Lordi Sebastian Koe do të jetë kryetar i grupit që do të shqyrtojë aplikimet e atletëve për ndihmë. Grupi do të takohet këtë javë dhe do të shikojë mënyra se si të mblidhen fonde shtesë. “Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me atletët nëpër botë dhe e di se shumë prej tyre janë në vështirësi financiare si pasojë e mbylljes së sportit në dy muajt e fundit”, – ka thënë ai.

“Atletët tanë profesionistë mbështeten në paratë e fituara nga garat dhe ne jemi të vetëdijshëm se kalendari i garave është ndikuar mjaft nga epidemia, – ka vijuar ish-atleti legjendar. – Ne po shpresojmë që do të jemi në gjendje të organizojmë së paku disa gara më vonë këtë vit. Ndërkohë, ne po përpiqemi që me këto para, teksa po bëhen përpjekje të mblidhen fonde shtesë, të ndihmohen sa më shumë atletë që të jetë e mundur.”

“Diamond Liga”, që është gara elitare e sezonit të atletikës, është detyruar të pezullojë garat në 7 qytete, të parashikuara të organizohen midis prillit dhe qershorit, për shkak të koronavirusit. Mitingjet e radhës të kësaj veprimtarie janë parashikuar të mbahen më Londër, më 4 korrik, dhe Montekarlon, më 10 korrik 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh