AlbanianSport.com 27/04/2020 23:10
ASNN – Sporti është një agjent mjaft i rëndësishëm shoqëror dhe këtë e dinë më mirë se kudo tjetër në vendin ku ky sport lindi në trajtën moderne që e njohim sot. Ndaj nuk është çudi lajmi që u mësua të hënën, se Premier Liga Angleze ka marrë një urdhër, që në fakt, është i mirë. Sekretari i Sporteve në qeverinë britanike iu ka thënë drejtuesve të kampionatit anglez të rifillojnë kampionatin sa më shpejt të jetë e mundur!
Duke folur në Dhomën e ulët të parlamentit anglez, “House of Commons”, Sekretari i Sporteve, Oliver Douden, u shpreh: “Kam pasur kontakte personalisht me drejtuesit e Premier Ligës dhe u kam kërkuar të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të mbështesim të gjithë komunitetin sportiv.” Premier Liga është ndërprerë nga mesi i muajit mars dhe po planifikohet të rifillojë në fillim të muajit maj.
Kësaj radhe është qeveria britanike dëshiron që Premier Liga të vazhdojë së ma shpejt. Zyrtari i Qeverisë së Britanisë së Madhe ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime me Premier Ligën dhe se synimi është që futbolli të vazhdojë sa më shpejtë që është e mundur. Oliver Doudeni, Sekretari për Kulturë, Media dhe sport, ka konfirmuar: “Unë personalisht kam qenë në bisedime me Premier Ligën.”
“Kjo me synim për të ngritur futbollin dhe për të vazhduar para sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të përkrahet i gjithë komuniteti i futbollit, – ka vijuar ai. – Por natyrisht hapa të tillë duhet të jenë në pajtueshmëri me këshillat e shëndetit publik.” Premier Liga, e cila është e pezulluar prej 13 marsit, nuk do të vazhdojë të paktën deri më 30 prill.
Masat e bllokimit janë në fuqi në Britani deri më 7 maj, atëherë kur qeveria planifikon të rishikojë vendimin. Tri klubet londineze, Arsenali, Uest Hemi dhe Totenhemi, së bashku me Brajtonin, tashmë kanë hapur komplekset stërvitore, duke mundësuar kthim të limituar në stërvitje. Klubet po kujdesen për të mbajtur distancën në mes të lojtarëve, të cilët do të shfrytëzojnë hapësirat e jashtme për stërvitje individuale dhe se nuk do të ketë stërvitje në grup.
Klubet e Premier Ligës do të mbajnë një video-konferencë të premten, teksa ato vazhdojnë të shqyrtojnë mundësi të shumta për të përfunduar edicionin e ndërprerë në mes të marsit. Por, sipas agjencisë së lajmeve, “Reuters”, vazhdimi i kampionatit nuk pritet para qershorit. Megjithatë, deklaratat e zyrtarit britanik japin shpresë për një rikthim më të hershëm.