Formula 1 / Hemilton: Po përjetoj një makth, një boshllëk të madh

Share Button

AlbanianSport.com 27/04/2020 22:25

ASNN – Një makth i vërtetë për çdo sportist, e për më tepër, për një sport që ishte shumë pranë nisjes, por më pas u braktis vetëm pak orë para se të zhvillohej gara e parë e sezonit. Bëhet fjalë për Formulën 1, që ka parë garat e planifikuara të sezonit të ri të rrëzohen si gurë dominoje dhe tanimë nuk po ka asnjë datë që mund të cilësohet si e sigurt për nisjen, duke vënë në fakt në dyshim gjithë sezonin. Natyrshëm, është britaniku Ljuis Hemilton ai që ka pohuar se mungesa e garave të Formula 1 këtë vit ka bërë që ai të ndiejë një “boshllëk të madh”.

Piloti i “Mercedes”-it, që do të synojë të barazojë rekordin prej 7 titujsh të kampionit të botës nëse edicioni 2020 do të zhvillohet, thotë se i mungojnë garat çdo ditë. “Është hera e parë, që nga koha kur  isha 8 vjeç, që nuk kam filluar një edicion, – ka thënë Hemiltoni. – Kur jeton dhe merr frymë me diçka që e do, atëherë është vërtet një boshllëk i madh.” Sipas tij, kriza e koronavirusit u ka dhënë të gjithëve kohë për të reflektuar. Britaniku ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter se shpreson që shoqëria do të ketë njohuri më të mira për botën”

Por edhe që njerëzit do të ndryshojnë zgjedhjet personale dhe shprehitë. Sot ne shohim qiej më të pastër në gjithë botën, shohim më pak kafshë që masakrohen për kënaqësinë tonë të thjeshtë”, – ka reflektuar 6 herë “kampioni i botës”. – Kërkesat janë shumë më të ulëta dhe të gjithë po qëndrojnë në shtëpi. Shpresoj të mos kthehemi të njëjtë nga kjo epidemi globale. Le të dalim nga kjo si të rinj, të ringjallur, më të gatshëm, më të shëndetshëm dhe më të përqendruar. Por mbi të gjitha le të jemi të gjithë më të këndshëm, më bujarë dhe më të kujdesshëm për botën tonë dhe njerëzit në të.”

Muajin e kaluar, Hemiltoni ka qenë kritik ndaj presionit që po bëhej për të mbajtur garën e parë në Australi, e cila u anulua në mëngjesin e ditës së parë të provave të lira. Sipas tij vendimi për të mos anuluar garën më herët ishte shokues. Tanimë, drejtuesit e Formula 1 po punojnë për planin që të fillojnë edicionin në javën e parë të korrikut, sipas të gjitha gjasave, në Austri. Kjo e fundit është mundësia më e mirë duke parë që janë lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e epidemisë së koronavirusit dhe është lejuar praktikimi i sporteve të caktuara, të cilat kanë aspak ose shumë pak kontakt fizik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh