Formula 1 / Rinis në korrik me 12 gara, një kalendar të ngjeshur & pa tifozë?

Share Button

AlbanianSport.com 27/04/2020 20:10

ASNN – Do të mbizotërojë frika për shëndetin, e kushtëzuar nga epidemia e koronavirusit, apo ajo e presionit të madh financar, që mund të rezultojë po aq vrastar për këtë sport që është ndër më të shtrenjtët në botë. Rreziku mbetet i madh për të dështuar, por shpresa ekziston. Formula 1 mund të fillojë në 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë dhe me një kalendar të shkurtuar.

Deri tani janë anuluar 10 gara nga kalendari paraprak, duke nisur me atë të Australisë që duhej mbajtur në muajin mars, e për të përfunduar me Çmimin e Madh të Francës. Madje këto anulime anuluan më pas edhe kalendarin e rishikuar, deri në pikë kur organizmat që administrojnë Formulën 1, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), dhe kompania “Liberty Media”, të heqin dorë nga përpilimi i një kalendari.

Autoritetet franceze e vlerësuan si të pamundur organizimin e garës së këtij viti, të planifikuar për t’u mbajtur më 28 qershor 2020, për shkak të epidemisë së koronavirusit, që ka mbërthyer më së shumti kontinentin e vjetër. Presidenti francez, Emanuel Makron, kishte ndaluar më parë çdo veprimtari sportive në vend, deri në mesin e muajit korrik.

Konfirmohet, ndërkaq, Çmimi i Madh i Britanisë, ndonëse ai nuk do të jetë si zakonisht. Organizatorët e garës që mbahet në pistën e Silverstounit, lajmëruan se ata po përgatiten për të zhvilluar garën, por theksuan se ajo do të jetë pa tifozë. Humbja financiare është e madhe sepse një ngjarje e tillë sportive zakonisht ndiqet nga më shumë se 100 000 spektatorë përgjatë 3 ditëve të fundjavës.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë e goditur fort nga epidemia e koronavirusit, por autoritetet sportive besojnë se janë kushtet për të zhvilluar garat, nën masa të forta sigurie. Formula 1 parashikon të ketë gjithsej 12 gara këtë sezon dhe mund të fillojë më 5 korrik 2020, në Austri, dhe të përfundojë më 29 nëntor 2020, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh