Jep fryte kërcënimi i UEFA-s, Belgjika bën “prapakthehu” për sezonin aktual?

Share Button

AlbanianSport.com 26/04/2020 22:25

ASNN – Ishte një nga kampionatet e parë që “ra” në fushën e betejës me koronavirusin, duke u bërë shkak edhe për një precedent që rrezikonte të rrëzonte futbollin anembanë Evropës. Por duket se, ajo që është kërkuar me ngulm edhe nga UEFA, e cila madje ka kërcënuar se do të ndëshkojë federatat anëtare të cilat nuk do ta përligjin ndërprerjen e sezonit dhe meritokracinë e skuadrave që do të shkojnë në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, po jep fryte.

Niveli më i lartë i kampionatit belg të futbollit, “Pro Liga”, që do të takohet të enjten, për herë të parë që kur bordi mori vendimin për të mos vazhduar pjesën e mbetur të sezonit, pritet të heq dorë nga ratifikimi formal i këtij vendimi, duke lënë derën hapur për një vazhdim të mundshëm. Sipasa asaj që raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Takimi i 24 klubeve anëtare është shtyrë tashmë dy herë, çka ka rritur spekulimet në media se vendimi i marrë nga bordi në fillim të muajit, për të anuluar kampionatin mund të përmbyset.

Krerët e klubeve do të takohen nëpërmjet një video-konference të hënën, por mediat belge kanë raportuar në fundjavë se vendimi për të ratifikuar përfundimin e parakohshëm të kampionatit do të pezullohet. Belgjika, që është goditur rëndë nga pandemia COVID-19, ishte vendi i parë në Evropë ku u mor vendim për të mos u vazhduar pjesa e mbetur e kampionatit të futbollit elitar. Ishin 17 klube të goditura financiarisht që u bënë thirrje në një letër të hapur drejtuar ligës, që sezoni të mbyllet.

Bordi kishte propozuar që Klub Bryzhi të shpallet kampion, ndërsa vendimet tjera rreth ngjitjes në elitë dhe rënies nga elita, si dhe vendet për në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, i ishin referuar një grupi pune prej 5 anëtarësh. Ndërkohë, Qeveria e Belgjikës ende nuk ka dhënë shenja të qarta nëse ngjarjet sportive mund të rinisin, pasi në këtë vend janë duke u aplikuar masa të rrepta kufizuese. Kryeministrja e Belgjikës, Sofi Vilmes, në një konferencë për shtyp të premten, pas një takimi prej 7 orësh, tha se Belgjika mund të vendosë të zbusë masat kufizuese në varësi të situatës shëndetësore.

Ajo tha se javën e ardhshme do të nisë zbutja e disa prej masave kufizuese, por shtoi se situata rreth ngjarjeve sportive do të qartësohet së shpejti. Presidenti i Federatës së Belge të Futbollit, Mehdi Bajat, ka thënë se shpreson për më tepër qartësi deri javën e ardhshme. “Por, ne e kuptojmë se futbolli profesionist nuk është prioritet”, – ka pohuar ai. Më herët, në vendin fqinj, Holandë, është vendosur të mos vazhdohet kampionati e po ashtu të mos shpallet as “kampionia” e të mos ketë as rënie e as ngjitje në kategori.

Federatat që kanë ndërprerë kampionatin pa një arsyetim të qenësishëm rrezikojnë të mos u pranohen skuadrat në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Ky është kërcënimi që vjen nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, pasi një nga anëtaret më me peshë të saj, Holanda, ka vendosur ta ndërpresë kampionatin e futbollit në të dy nivelet më të larta të tij. UEFA, ka kërcënuar federatat anëtare të saj se, përtej krizës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit, do të marrë masa nëse kampionatet ndërpriten pa një arsyetim të qenësishëm.

Sipas udhëzimit të organizmit kontinental, mbyllja e sezonit do të pranohet vetëm në dy raste. Së pari, kur ka një vendim qeveritar për të mbajtur të pezulluara veprimtaritë sportive deri në një datë që do ta bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër.

Së dyti, kur ka argumentime specifike ekonomike dhe financiare të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet. Për të gjitha rastet e tjera kur kampionati është ndërprerë pa i plotësuar këto dy kritere, apo kur fituesit dhe skuadrat që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Kupat e Evropës, UEFA rezervon të drejtën të mos i pranojë klubet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh