Gjergj Vyshka 03.12.2014 14:35
Java e 3-të e Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar për sezonin futbollistik 2014-2015 nuk ka nisur normalisht. Shiu i rrëmbyeshëm, që ka pushtuar të gjithë vendin në mesditën e djeshme, duket se është bërë problem dhe për ndeshjet e kësaj kategorie, pavarësisht se ato luhen në fusha të mira dhe cilësore.
Kështu ka ndodhur dje në ndeshjen e grupit A, Internacional-Drini, e cila është ndërprerë në minutën e 39-të, teksa vendasit kryesonin me rezultatin 4-1. Shiu i madh që ka rënë në Kamëz e ka mbushur fushën e kompleksit të ekipeve kombëtare, e cila është në fakt me bar artificial, me ujë në mënyrë të tillë që ndeshja nuk mund të zhvillohej më.
Edhe pse kanalet kulluese janë në gjendje pune duket se vazhdimi i shiut, duke e kthyer fushën në liqen, e ka bërë të pamundur vazhdimin e këtij takimi, i cili duhet të luhet në një datë tjetër. Sikurse dhe dy ndeshjet e prapambetura të grupit B, Sopoti B-Pajova dhe Adriatiku 2012-Pajova.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit A, mes Eagles dhe Sportingut të Tiranës është fiksuar rezultati tenistik, 6-2. Ndeshjet e javës së tretë, në të dy grupet A dhe B, përfundojnë të dielën.
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 3-të
(2-7 dhjetor 2014)
Të martën:
Eagles – Sporting Tirana 6-2
Internacional – Drini (e ndërprerë në të 39’)
Të mërkurën:
Djelmnia – Ada Velipojë B (sot, ora 13:00)
Të premten:
Kevitan – Spartaku (ora 11:00)
Bulqiza – Shkëndija Tiranë (ora 13:00)
Të dielën:
AAS – Flabina (ora 11:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 2 2 0 0 13-0 6
- Bulqiza 2 2 0 0 9-1 6
- Ada B 2 2 0 0 7-0 6
- Eagles 3 1 1 1 7-9 4
- Djelmnia 2 1 0 1 15-1 3
- Spartaku 2 1 0 1 6-3 3
- AAS 2 1 0 1 3-3 3
- Shkëndija Tiranë 2 1 0 1 3-4 3
- Internacional 2 1 0 1 4-7 3
- Flabina 2 0 1 1 1-5 1
- Sporting Tiranë 3 0 0 3 2-16 0
- Drini FK 2 0 0 2 0-18 0