Peshëngritje / Hysen Pulaku, “kampion Evrope”, por është “qesim”…

Share Button

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-Sokol-Bishanaku-01

AlbanianSport.com 03.12.2014 13:50

ASNN – Peshëngritja shqiptare ka ngritur sërish lart flamurin në arenën ndërkombëtare, por, edhe pse nënkampion i Evropës, Hysen Pulaku do të ketë fatin e keq, pasi nuk do të përfitojë asnjë të ardhur nga shteti shqiptar me ligjin në fuqi.

Çuditërisht, në vendimin e parë të Këshillit të Ministrave nr. 1720, datë 29.10.2008 “Për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv, për mënyrën e shpërblimit të sportistëve që i arrijnë këto nivele, si dhe për përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive”, kategoria e Nën-23-vjeçarëve nuk është e përfshirë në shpërblimin e medalistëve në dygarësh. Në të vërtetë, në kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv janë përfshirë vetëm të rriturit dhe kategoria e të rinjve, që sipas VKM-së shpërblehen në masën 25 për qind të vlerës së përcaktuar për të rriturit.

Pas historisë që bënë pak ditë më parë në kampionatin botëror për të rritur në Almati të Kazakistanit Daniel Godelli dhe Romela Begaj, heroi i radhës kuqezi ka qenë Hysen Pulaku.

Në kampionatin e 23-të Evropian për Nën-23-vjeçarët, që u zhvillua në Limasol të Qipros, Pulaku fitoi tri medalje: dy argjendi dhe një medalje ari. Në shkëputje, 22-vjeçari do të nderohej me vendin e dytë kontinental; kampion Evrope në stilin e shtytje dhe në dygarësh merr medaljen e argjendtë me 369 kg të ngritura në total.

Në stilin e shkëputjes Pulaku ka qenë superior në të tria provat. Në provën e tretë dhe të fundit provon me +5 kg (166 kg) dhe finalizimi ka qenë perfekt, pasi i dhuron medaljen e argjendtë. Te shtytja, Pulaku e çon peshën në 203 kg te prova e dytë, por siç duket kjo është dita e shqiptarit.

Pesha më e lehtë trupore e tij 83.100 kg ndaj sfidantit Saiakov 84.750 kg e favorizon shqiptarin të kurorëzohet kampion Evrope në stilin e shtytjes. Në përfundim të garës 85 kg, bateria A, Hysen Pulaku klasifikohet i dyti me 369 kg në dygarësh.

 

Shiu përmbyt Kamzën, ndërpritet ndeshja Internacional-Drini

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh