AlbanianSport.com 22/04/2020 18:40
ASNN – Lojtari i Kombëtares rrëfen aventurën me Nisën, ofertat, stërvitjen dhe Kombëtaren. Një sezon të kënaqshëm e ka cilësuar Redi Bakirin aventurën me Nisën në nivelin më të lartë të kampionatit francez të volejbollit.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai zbulon se, ndonëse i është ofruar rinovimi nga skuadra franceze, volejbollisti, preferon të presë për të vendosur për të ardhmen.
Redi Bakiri është një nga eksportet e rrjetës shqiptare të meshkujve në parketin kontinental dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai e cilëson si të kënaqshëm sezonin e tij me Nisën në nivelin më të lartë të kampionatit francez të volejbollit.
Ndonëse i është ofruar rinovimi nga skuadra franceze, volejbollisti që luan në pozicionin nr. 4, preferon të presë për të vendosur për të ardhmen. Për këtë qëllim, sportisti 1 m e 94 cm i lartë vazhdon stërvitjen në kushtet e karantinës, teksa prej një muaji e ca ndodhet pranë familjes, në Elbasan.
19-vjeçari, i cili është pjesë e Kombëtares, është optimist për të ardhmen e grupit kuqezi. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.