AlbanianSport.com 03.12.2014 12:20
ASNN – Shkumbini do ta mbyllë fazën e parë me derbin e prefekturës ndaj Sopotit të Librazhdit, ndeshje e cila do të luhet në Peqin.
Drejtuesit peqinas janë bindur se në rast fitoreje me librazhdasit, edhe duke se presin në fillimin e fazës së dytë Tomorit, atëherë skuadra rrit shanset e veta për mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Dy ndeshje në shtëpi, thonë peqinasit, të cilat duhen shfrytëzuar në maksimum për të parë një Shkumbin krejt ndryshe nga ky fillim i këtij kampionati.