Suedia nuk tutet nga koronavirusi, futbolli nis më 14 qershor dhe me tifozë

Share Button

AlbanianSport.com 21/04/2020 19:50

ASNN – Suedia ka është një nga vendet që ka spikatur në këtë epidemi globale, pasi ka pasur qasje ndryshe ndaj koronavirusit, duke i mbajtur shkollat e hapura e po ashtu duke lejuar punën e restoranteve dhe dyqaneve. Në një rast kryeministri Stefan Lëfven ka kërkuar nga njerëzit që të sillen si “të rritur”, pra, të përgjegjshëm. Në fakt, të martën është raportuar për 185 të vdekur në 24 orët e fundit për shkak të “Covid-19”, që është numri më i madh deri më tani.

Por sipas autoriteteve përgjegjëse ky numër është kaq i madh për shkak të vonesës në raportim për rastet e fundjavës. Të dielën Suedia ka raportuar 29 të vdekur, për shkak të koronavirusit, ndërsa të hënën 40. Gjithsej, nga koronavirusi kanë vdekur 1765 persona në Suedi, raportojnë mediat britanike. Por klubet e futbollit synojnë të nisin garën, pavarsisht rëndimit të gjendjes.Kampionati në Suedi është dashur të nis në fillim të prillit, por është shtyrë pa afat.

Të martën, dy ligat kryesore të kampionatit të futbollit në Suedi kanë njoftuar se shpresojnë që të fillojnë edicionin më 14 qershor 2020 dhe me shikues në stadiume. Dy nivelet më të larta të këtij kampionati, “Allsvenskan” dhe “Superettan”, kanë njoftuar se e kanë caktuar 14 qershorin si datë të fillimit. “Që kur kampionati u shty, synimi ishte që të luhen ndeshjet e para në fillim të qershorit, – thuhet në një komunikatë të autoriteteve futbollistike suedeze. – Tani mund të themi se data për të cilën po punojmë është 14 qershori. Synimi ende është të luhen të gjitha ndeshjet me shikues në stadiume.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh