Depresioni nga karantina, dyfishohet numri i futbollistëve të prekur

Share Button

AlbanianSport.com 20/04/2020 23:55

ASNN – Përtej ndikimit në aspektin fizik, karantina ka nisur të shkaktojë pasoja edhe në shëndetin mendor të sportistëve anembanë botë. Dhe, sipas një studimi të kryer nga Sindikata Botërore e Futbollisteve Profesionistë (FIFPro), numri i futbollistëve që kanë raportuar simptoma depresioni është dyfishuar që kur futbolli u pezullua për shkak të përhapjes së epidemisë globale të koronavirusit. Por kështu janë shtuar edhe simptomat e ankthit si pasojë e shqetësimeve në lidhje me ndikimin afatgjatë që koronavirusi mund të ketë në komunitetin e futbollit.

Një ndër faktorët kryesore lidhet me çështjen financiare, ama ka dhe të tjera shkaqe që kanë ndikuar. Ky studim i “FIFPro”-së ka përfshirë 1,602 futbollistë profesionistë dhe u zhvillua nga data 22 mars, deri në 14 prill. Anglia, Skocia dhe Irlanda janë 3 nga 16 shtetet që i përkasin futbollistët e këtij studimi, rezultatet e të cilit zbuluan se 22 % i 468 lojtareve femra dhe 13% e lojtarëve meshkuj raportuan simptoma në përputhje me depresionin. Studimi gjithashtu nxorri që 18% e femrave dhe 16% e meshkujve kishin shenja të ankthit të përgjithshëm.

Siç shihet, pra, është regjistruar një rritje e dukshme e numrit të futbollistëve që po njoftojnë për simptome të depresionit dhe frikës që kur sporti është ndalur për shkak të shpërthimit të “COVID-19”-ës. “FIFPro”- ka thënë se 22 për qind e futbollisteve dhe 13 për qind e futbollistëve që kanë marrë pjesë në një anketë kanë raportuar për simptoma të depresionit, të tilla si mungesa e interesimit, mungesa e oreksit, mungesa e energjisë dhe e vetëvlerësimit. Kjo krahasuar një anketë të ngjashme të bërë në dhjetor dhe janar, këto shifra ishin përkatësisht 11 % dhe 6 %.

Po ashtu, është zbuluar se 18 % e futbollisteve dhe 16 për qind e futbollistëve kanë raportuar për simptoma të frikës, si shqetësimi dhe tensioni. Ndërkohë 11 % e futbollisteve dhe 7.5 % e futbollistëve kanë shfaqur simptoma të dy llojeve. “Në futboll, papritmas sportistët e rinj po duhet të përballen me izolimin social, pezullimin nga puna e tyre dhe dyshime për të ardhmen e tyre, – ka deklaruar shefi-mjekësor i “FIFPro”-së, Vinsent Gutebarzh.-  Është një kohë e paqartësisë së madhe për lojtarët dhe familjet e tyre, për shkak të pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe izolimit social.”

“FIFPro” ka sqaruar se anketa e bërë nga Qendra Mjekësore Universitare e Amsterdamit, ka përfshirë 1,134 futbollistë meshkuj, me moshë mesatare 26 vjeç, dhe 468 futbolliste femra, me moshë mesatare 23 vjeç, në 16 shtete. Gutebarzhi ka thënë se 80 % e të anketuarve kanë thënë se kanë marrë mjaftueshëm burime dhe përkrahje për shëndetin mendor, nëpërmjet shoqatave të tyre kombëtare. Kurse Sekretari i Përgjithshëm i “FIFPro”-së, Jonas Baer-Hofman ka thënë se nuk dëshiron të thotë se është një rast i veçantë për futbollistët.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ky është një reflektim i një problemi të shoqërisë së gjerë dhe nuk ka ndonjë sugjerim se është më rëndë për anëtarët tanë”, – ka theksuar Baer-Hofmani. Ai ka shtuar se shumë futbollistë jetojnë në situatë të brishtë financiare edhe në kohën më të mirë të tyre. “Gjatësia mesatare e kontratës është nën dy vjet dhe të ardhurat mesatare janë afër me ato të publikut të përgjithshëm. Shumica janë jashtëzakonisht të varur në shkathtësitë e tyre të futbollit dhe nuk janë të gatshëm për atë që do të vijë më pas”, – përfunduar Baer-Hoffmann.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh