AlbanianSport.com 19/04/2020 23:50
ASNN – Ngandonjëherë edhe sezonet e dështuara të një skuadre mund të kthehen në një “bekim të fshehtë” për futbollistë të veçantë. Kështu duket se po ndodh edhe në rastin e “SPAL”-it, skuadrës që vetëm një hap pranë rrëzimit në nivelin e dytë të Kampionatit Italian të Futbollit, Serinë B.
Për rrjedhojë, duket se futbollistët e huazuar do të largohet nga kjo skuadër në përfundim të këtij sezoni. Një nga ata që do të largohet është edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili do të kthehet te Atalanta. Sipas asaj që raporton e përditshmja “Zëri”, pas largimit te SPAL-i, portieri nga Prishtina do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin e tij.
Por, duk parë paraqitjet e mira të gardianit kuqezi në portën e skuadrës modeste këtë edicion, trajneri i Atalantës, Gasperini, pritet t’i japë Berishës edhe një shans të dytë. Në fakt, e ardhmja e portierit 31-vjeçar pritet të jetë qëndrimi tek zikaltërit dhe rifitimi i postit të titullarit.
Kjo pasi portieri titullar momentalisht tek Atalanta, Golini, pritet të shitet gjatë verës tek Totenhemi në Premier Ligën Angleze. Në 26 ndeshjet që ai ka luajtur si titullar në Serinë A me SPAL-in, Berisha ka pësuar 44 gola, por ky total nuk është vetëm përgjegjësi e tij në një ekip që ka korrur vetëm 5 fitore dhe ka marrë edhe 3 barazime.