AlbanianSport.com 17/04/2020 20:10
ASNN – Ishte njeriu që ndërtoi konceptin e skuadrës “Galaktike” dhe që nuk ngurronte të mblidhte gjithmonë futbollistët më të mirë të momentit. Por, natyrisht, çdo gjë ka koston e vet. Për aq vite sa ka qenë në krye të klubit të Realit të Madridit, Florentino Perez ka sjellë 71 futbollistë, për ta arritur këtë dhe ka shpenzuar 1.812 miliardë euro. Gareth Bejli konsiderohet padyshim si blerja më e shtrenjtë në historinë e gjigandes madrilene, me plot 101 milionë Euro.
Duke qenë presidenti i Realit të Madridit për një kohë të gjatë, teska vazhdon të jetë, Florentino Perez ka sjellë gjithmonë emra të mëdhenj ndër vite në mitikun “Santiago Bernabeu”. Blerja më e mirë ndonjëherë padyshim konsiderohet ajo e Kistiano Ronaldos, por duke mos e përjashtuar as Zinedin Zidanin. Kurse më e shtrenjta ajo e Bejlt, me 101 milionë euro, e ndjekur nga Eden Hazard, me 100 milionë dhe Ronaldo, me 94 milionë.
Sipas listës së përpiluar nga e përditshmja sportive spanjolle “AS”, për aq vite sa ka qenë në krye të klubit, Florentino Perez ka sjellë plot 71 futbollistë dhe ka shpenzuar 1.812 miliardë euro, siç edhe mund t’i shikoni më poshtë:
Figo (60 milionë)
Sézar (6,25 milionë)
Flávio Conceiçao (25 milionë)
Makelele (14 milionë)
Munitis (10,5 milionë)
Solari (3,5 milionë)
Zidan (77,5 milionë)
Ronaldo (45 milionë)
Bekham (37,5 milionë)
Samuel (25 milionë)
Ouen (12 milionë)
Udgejt (18 milionë)
Sisinjo (4 milionë)
Pablo Garsía (4 milionë)
Karlos Diogo (5 milionë)
Kasano (5,5 milionë)
Robinjo (24 milionë)
Baptista (20 milionë)
Serxhio Ramos (27 milionë)
Negredo (5 milionë)
Ksabi Alonso (34,5 milionë)
Albiol (15 milionë)
Granero (4 milionë)
Arbeloa (4 milionë)
Kaká (67 milionë)
Kristiano Ronaldo (94 milionë)
Benzema (35 milionë)
Pedro León (10 milionë)
Serxhio Kanales (6 milionë)
Karvajo (8 milionë)
Adebajor (4 milionë)
Khedira (14 milionë)
Di María (33 milionë)
Ëzill (18 milionë)
Altintop (falas)
Fábio Koentrao (30 milionë)
Shahin (10 milionë)
Kajehón (5 milionë)
Varane (10 milionë)
Diego López (3,5 milionë)
Modriç (35 milionë)
Ilarramendi (32 milionë)
Bejl (101 milionë)
Karvahal (6,5 milionë)
Kasemiro (6 milionë)
Isko (30 milionë)
Çiçarito (3 milionë)
Lukas Silva (14 milionë)
Hames Rodrigez (80 milionë)
Kejlor Navas (11 milionë)
Kros (25 milionë)
Kiko Kasija (6 milionë)
Danilo (31 milionë)
Asensio (3,5 milionë)
Kovaçiç (38 milionë)
Morata (30 milionë)
Lukas Vázkez (1,5 milionë)
Teo Hernández (24 milionë)
Sebajos (16,5 milionë)
Lunin (8,5 milionë)
Odriozola (30 milionë)
Vinicius (45 milionë)
Brahim (17 milionë)
Kurtua (35 milionë)
Mariano (21,5 milionë)
Militao (50 milionë)
Joviç (60 milionë)
Hazard (100 milionë)
Rodrigo (40 milionë)
Mendi (48 milionë)
Reinier (30 milionë)