(Video) Sezoni i artë i Thomas Strakoshës, të riut që po eklipson babanë

Share Button

AlbanianSport.com 17/04/2020 18:40

ASNN – Portieri i 3-të në Evropë për përqindjen e pritjeve dhe rinovimi është gati për gardianin shqiptar të portës së Lacios. Kontrata e tij skadon në vitin 2022, por klubi roman dëshiron ta zgjasë atë deri në 2025. Kështu shkruan të enjten e përditshmja prestigjioze italiane, “Gazzetta Dello Sport”, e cila i ka kushtuar një profil të veçantë portierit shqiptar, duke e cilësuar atë si një ndër më të mirët e momentit, për sa i përket përqindjes së pritjeve të gjuajtjeve në portë. Më poshtë po ju sjellim të plotë shkrimin e gazetës sportive italiane:

 

* * *

 

Babai i ti, Fotoja, do të jetë me të drejtë shumë krenar. Çdo ditë që kalon, djali i tij Thomasi,  bëhet gjithnjë e më i madh, deri në pikën kur po fillon të eklipsojë edhe mitin e të atit të tij. Dhe baba Strakosha, nuk është thjesht një personazh çfarëdoqoftë në Shqipëri. Kapiteni i Kombëtares shqiptare në vitet ’90, ai ishte dhe vazhdon të jetë një ikonë e futbollit në vendin e shqiponjave.

Por djali i tij, Thomasi, prej katër vjetësh portier i Lacios dhe prej dy vitesh edhe i së njëjtës kombëtare shqiptar, për të cilën babai i tij ishte një emblemë, tani ka arritur në një nivel që e vendos atë në të njëjtin nivel ose pothuajse të barabartë me babanë e tij. Dhe ai është vetëm 25 vjeç. Arritja e fundit me të cilën mund të mburret lojtari i Lacios është ajo e portierit të 3-të më të mirë evropian të sezonit.

Renditja hartohet jo në bazë të numrit të golave të pësuar apo numrit të përgjithshëm të pritjeve, shifra që padyshim që do të ishin relative, por në përqindjen e pritjeve të suksesshme. Strakosha neutralizoi 77.88% të goditjeve në drejtim të portës së tij. Në 5 kampionatet më kryesore të vendeve të Evropës, vetëm portieri i Liverpulit, Alison, me 80.36%, dhe ai i Reimsit, Rajkoviç, me 79.07%, ishin më mirë sesa shqiptari.

Në fund të fundit, me 23 gola të pranuar në 26 javë kampionat, Strakosha drejton mbrojtjen që ka pësuar më pak në Serinë A. Dhe merita mund të jetë vetëm e tij, por edhe për atë sesi Lacio po kujdeset për fazën mbrojtëse këtë vit. Podiumi evropian është një medalje e vogël, e cila i shtohet arritjeve të tjera të korrura nga portieri bardhekaltër.

Duke filluar me trofetë e fituara me Lacion, siç ishte Superkupa e Italisë 2017, Kupa e Italisë 2019 dhe Superkupa e Italisë sërish dhjetorin e shkuar. Trofe për të cilët Strakosha ishte vendimtar. Rritja e tij domethënëse ka tërhequr interesin e shumë klubeve evropiane. Sidomos në Premier Ligë, ku emri i tij përfundoi në listën e dëshirave të disa klubeve.

Kontrata e tij me Lacion skadon në vitin 2022, por së shpejti mund të zgjatet deri në vitin 2025, me një ndryshim në pagesë, teksa Strakosha fiton pak më shumë se një milion Euro në vit. Është çmimi që klubi i tij e pranon se duhet ta rrisë, por është gjithashtu një mënyrë për ta blinduar portierin, duke pasur parasysh ofertat po bëhen në drejtim të tij. Thomasi po e jeton këtë moment të artë me natyrshmërinë e tij të zakonshme, atë qetësi që i ka lejuar të jetojë pa u tronditur as nga debutimi i tij në Serinë A kur ishte pak më shumë se 20 vjeç dhe më pas të bëjë pa problem hapat e ndryshëm që e bënë atë të arrijë aty ku është tani. Me të njëjtën qetësi mendore ai tani po përballet me këtë periudhë pushimi të detyruar. Për të filluar, sigurisht, edhe më fort.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh