Basketboll / Po’ Gasol, 40-vjeçari në misionin e tij për të 5-tën Olimpiadë

Share Button

AlbanianSport.com 15/04/2020 23:05

ASNN – Është 40 vjeç dhe ka fituar pothuajse çdo gjë në karrierën e tij, por ja që njeriu nuk paska të ngopur. Po’ Gasoli ka arritur gati çdo gjë në basketboll, por i mungon vetëm ajo, e arta olimpike. Dhe kjo është duket se është ajo që e shtyn veteranin spanjoll drejt vendit në histori. Në fakt, nga udhëheqja e Spanjës drejt disa titujve e deri te një karrierë e suksesshme në NBA, një që përfshin edhe dy tituj “kampion” me Los Anxhelos Lajkërs.

Synimi i tij i radhës si sportist është që të marrë pjesë për herë të 5-të në Lojërat Olimpike. Por, për ta bërë këtë ai duhet të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi në këmbë, që e mbajti atë jashtë “Botërorit 2019” në Kinë, të cilin e fitoi Spanja. Ai planifikonte të luante për Spanjën në Lojërat Olimpike në Japoni këtë verë, por, për shkak të epidemisë globale të “COVID-19”, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur ta shtyjë për një vit ngjarjen më të madhe sportive në botë.

“Unë po shpresoja që të kem mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer në formën e duhur, për të garuar, si 40-vjeçar, për herë të 5-të në Lojërat Olimpike këtë verë”, – ka thënë Gasoli gjatë një intervistë për kanalin zyrtar të lëvizjes olimpike botërore, “Olympic Channel”. – Tanimë do të kem më tepër kohë për t’u rikuperuar, por duhet të luaj në nivel të lartë, në mënyrë që të jem i gatshëm për verën e vitit 2021 dhe të jem në gjendje ta ndihmoj vendin tim.”

“Por, e vërteta është se në verën e vitit 2021, do të jem 41-vjeçar, që është një sfidë më vete, – ka vijuar ai – Mirëpo, unë jam person që i pëlqen sfidat dhe gjithmonë kam qenë ambicioz. Ende kam dëshirë që të marr pjesë për herë të 5-të në Lojërat Olimpike, që padyshim do të jetë turneu im i fundit.” Gasoli u shpall basketbollisti më i mirë në Botërorin e 2006-ës në Japoni, ku Spanja u shpall “kampione” pa pësuar humbje. Ai ishte gjithashtu më i miri në “Eurobasket”-in e vitin 2009 dhe 2015.

At ku Spanja sërish u shpall “kampione”. Në 4 paraqitjet e tij në Lojërat Olimpike, Gasoli me Spanjën arriti në çerekfinale në vitin 2004, ndërsa fitoi të argjendtën në vitet 2008 dhe 2012 e të bronztën në vitin 2016. Përtej karrierës në parket, Gasoli është i njohur edhe për angazhimin për kauza humanitare. Ai ka qenë ambasador i UNICEF-it në 17 vjetët e fundit, ndërsa në vitin 2013, 40-vjeçari dhe vëllai i tij, Marku, fitues i dyfishtë i Botërorit, themeluan fondacionin “Gasol”.

Ky fondacion ka për qëllim për të promovuar shëndetin dhe jetën e shëndetshme në shoqëri. Po’ Gasoli, po ashtu, ka dhënë shembull të mirë duke ndihmuar në betejën kundër “COVID-19”-ës. Në fund të marsit, ai dhe ylli i tenisit, Rafael Nadal, nisën fushatëve “Fitorja jonë më e madhe”, që ka objektivë për të mbledhur 11 milionë Euro për të ndihmuar qytetarët në nevojë gjatë kësaj epidemie. “Punonjësit e shëndetësisë, infermierët e mjekët që po punojnë fort gjatë kësaj krize, janë shumë frymëzues”, – tha ai.

“Njerëzit që punojnë pa pushim duke rrezikuar veten për të mirën e shoqërisë dhe shteteve të tyre, ata njerëz janë frymëzim”, – ka shtuar spanjolli. Ai e di tanimë se përparësi janë mbijetesa dhe triumfi ndaj koronavirusit. Kjo temë e ka vëmendjen e tij. Mirëpo, kur bota të përballojë krizën, ai do të përqendrohet plotësisht në basketboll. Një përfundim i përsosur i karrierës së tij do të ishte medalja e artë me Spanjën në Tokio vitin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse ka një gjë të tillë, si fundi i përkryer, – ka pohuar basketbollisti. – Qartësisht, fitimi i medaljes së artë olimpike do të ishte mënyra më e mirë për t’u përshëndetur me parketin. Mirëpo, unë kam pasur një karrierë të jashtëzakonshme, pavarsisht nëse do të mund të luaj apo jo.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh