AlbanianSport.com 15/04/2020 21:35
ASNN – Gara më e vjetër dhe më e famshme e çiklizmit në botë, “Turi i Francës” është shtyrë për në fund të gushtit. Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) ka publikuar ndryshimet në kalendarin e garave për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edicioni i këtij viti, që do të ishte i 107-ti, që ishte parashikuar të niste më 27 korrik 2020, sipas datës së re, do të nisë më 29 gusht dhe do të përfundojë më 20 shtator. Për rrjedhojë, edhe Botërori i Çiklizmit në Rrugë do të mbahet sipas kalendarit të parashikuar, nga 20 deri më 27 shtator.
Pas këtij Botërori, do të zhvillohen edhe dy gara të tjera ndërkombëtare, të tilla si “Xhiroja e Italisë” dhe “Vuelta” e Spanjës. “Ne kemi nisur të flasim për shtyrjen me politikanët vendas menjëherë pas 18 marsit 2020, në ditën kur nisi zbatimi i masa kufizuese në Francë, dhe të gjithë u pajtuan me këtë mendim, – ka thënë Drejtori i “Turit të Francës”, Kristian Prud’hom, duke folur për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”. Secili në botën e çiklizmit përkrahi idenë, edhe ata që nuk na pëlqejnë zakonisht. Madje disa skuadra thanë se duhet të falimentonin këtë vit pa Turin e Francës.”
Një gjë e tillë erdhi pasi Presidenti i Francës, Emanuel Makron, i ka shtyrë masat e izolimin në vend deri në 11 maj dhe të gjithë veprimtaritë publike deri mes të korrikut. Pas kësaj ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar se Turi i Francës do të shtyhet, pasi ai planifikuar të zhvillohej nga data 27 qershor, deri më 19 korrik 2020. Kjo ka bërë që shumë përfaqësues të çiklizmit si dhe anëtarë të UCI-së, të mblidhen për të diskutuar për një “plan B”. Dhe tanimë janë njohur edhe datat e reja për zhvillimin e kësaj gare, që do të jenë 29 gusht-20 shtator 2020.
Ndërkaq, gara e famshe spanjolle, “Vuelta”, e programuar të zhvillohet nga data 14 gusht, deri më 6 shtator 2020, nuk do të mbivendoset me datat e garës franceze, por do të shtyhet. “Vuelta” do të zhvillohet në një datë tjetër deri në fund të nëntorit. Edhe për Xhiron e Italisë që nis në 3 tetor, nuk është diskutuar ende. Sidoqoftë, dhe përkundër qëllimeve të mira për të shpëtuar sezonin e çiklizmit dhe ekonominë e një sporti në rrezik serioz, datat e veprimtarive të rëndësishme ndërkombëtare do të varen shumë evolucioni i epidemisë së koronavirusit dhe nga ajo që diktojnë autoritetet shëndetësore dhe qeveritare.