“Të jesh apo të mos jesh”… Dilema hamletiane e sezonit të Serisë A

Share Button

AlbanianSport.com 15/04/2020 17:50

ASNN – “Të jesh apo të mos jesh”… Kjo dilemë hamletiane po përvijohet në dramën e futbollit në sfondin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe, që në versionin futbollistik, e pa më ngushtë, italian, mund të perifrazohet si “Të luajmë apo të mos luajmë”, apo “Të vazhdojmë apo ta mbyllim”. Kështu po ndodh edhe me fatin e këtij sezoni të Serisë A, aty po përvijohen edhe palë pro dhe kundër. Natyrisht, secili ka arsyet e tij, përtej opinionit publik.

Kështu, Presidenti i Breshias, Masimo Çelino këmbëngul se ai do ta pranonte rënien e klubit të tij nga Seria A, por përsërit se klubi i tij nuk do të luajë më këtë sezon, që është pezulluar për shkak të epidemisë së koronavirusit. Ndërkohë që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka bërë gati një protokoll se si të vazhdohet sezoni në mënyrë të sigurt, disa klube insistojnë që të mos vijojë më sezoni aktual i Serisë A. “FIFA është dakord që të mbyllim këtu sezoni dhe po kështu është edhe Komiteti Olimpik i Italisë (CONI)”, -ka thënë Çelino për “Radio 24”.

“Vetëm federata është duke krijuar gjithë këto komisione, – ka vijuar ai. – Ne jemi duke përjetuar një tragjedi këtu. Unë jetoj në Breshia dhe po shoh gjëra që asnjëri nuk duhet të shohë. Jam i frikësuar të dal në oborr të shtëpisë e jo më të dal për ecje. Për këtë arsye jam i zemëruar me gjithë këtë.” Breshia, Bergamo dhe Milanoja janë prekur më tepër nga epidemia në Itali. E teksa Lacio po kërcënon me padi nëse sezoni nuk përfundohet, Çelino këmbëngul se klubi i tij nuk do të luajë.

“Nëse duhet që Breshia të bjerë nga kategoria për të shpëtuar futbollin, atëherë do të pranoj këtë rënie dhe do të shkoj në Serinë B me kokën lart, – ka theksuar kreu i klubit të Breshias. – Njerëzit janë duke u fshehur prapa problemeve ekonomike.” Duhet theksuar se skuadra e tij mbyll renditjen aktuale të Serisë A, me vetëm 16 pikë të marra në 26 javët e deritanishme, teksa kanë mbetur edhe 12 javë për t’u mbyllur sezoni dhe është kandidatja e parë për të rënë nga kategoria.

Ndërkaq, në anën tjetër, është Lacio që u bën thirrje klubeve të tjera të Serisë A dhe Federatës Italiane të futbollit se, në rast se ky sezon futbollistik anulohet, atëherë do ta çojë çështjen në institucionet e drejtësisë. Zëdhënësi i klubit bardhekaltër, Arturo Diakonale paralajmëroi se “nëse ky sezon do të shkatërrohet, atëherë të gjitha palët duhet të përballen me drejtësinë”. “Nëse ky sezon nuk përfundon, edhe sezoni i ardhshëm do të shkatërrohet gjithashtu, sepse çështja do të shkojë në gjykatë”, – tha ai për “TMW Radio”.

“Shpresoj që fusha të tregojë se kush fiton dhe humbet, ose kush do të shkojë në parajsë apo në ferr”, – ka deklaruar zëdhënësi i Lacios. Skuadra e trajnerit Simone Inzagi është njëra prej pretendenteve për titullin “kampion” këtë sezon në Itali, pasi ndahet nga vetëm 1 pikë nga Juventusi dhe drejtuesit nuk duan kurrsesi që ky sezon të ndërpritet përfundimisht apo të anulohet. Me pak fjalë, ndonëse fushat e gjelbra po heshtin, futbolli po gjëmon jashtë tyre, natyrisht, për arsye të tjera.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh