AlbanianSport.com 14/04/2020 23:50
ASNN – Futbollisti shkodran sqaron për RTSH Sport çështjen e infektimit, ka edhe një apel. Ndriçim Shtubina ishte një nga rastet e futbollistëve të përfshirë në vorbullën e epidemisë së koronovirusit, por, për shkodranin, gjithçka u ekzagjerua pa qenë nevoja
Tanimë, lojtari i Vllaznisë sqaron për RTSH Sport se gjithçka ka kaluar. Madje 33-vjeçari sqaron se ka nisur stërvitjen. Një stërvitje të cilën ai po e zhvillon duke u ndërthurur, edhe pse në distancë, me pjesën tjetër të skuadrës
Për mesfushorin e majtë, ndërprerja e kampionatit ishte e padëshirueshme për Vllazninë, por vlen njëlloj për të gjitha skuadrat. Megjithatë, duke uruar një rinisje sa më të shpejtë të sezonit, Shtubina kërkon përqendrim nga skuadra.
Në fund, futbollisti kuqeblu ka edhe një apel për bashkëqytetarët e tij. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.