Hans-Peter Brigel: Nuk besoj se Seria A do të rikthehet në fushë këtë sezon

Share Button

AlbanianSport.com 13/04/2020 21:05

ASNN – Nëse nuk do të ishte për Xhovani De Biazin, Hans-Peter Brigeli do të kishte mbetur në histori si trajneri më i suksesshëm me Kombëtaren shqiptare. Në stolin e përfaqësueses kuqezi, që në fakt ishte basti më i suksesshëm i jetës së tij si trajner, pasi si lojtar ishte shpallur kampion i Evropës dhe dy herë nënkampion i botës, ai e udhëhoqi Shqipërinë drejt 10 fitoresh dhe 4 barazimesh në 30 ndeshjet që ishte në stol, duke pësuar edhe 16 humbje. Në fakt, totali i pikëve të tij të marra së bashku në një fushatë eliminatore të Evropianit dhe të Botërorit, është më i madhi deri tani.

Por, vetëm 12 muaj pasi la stolin e Shqipërisë, ai e mbylli edhe karrierën e tij si trajner. Ish-trajneri i Shqipërisë në vitet 2002-2006, Hans-Peter Brigel është kthyer pas shumë kohësh të shprehet për mediat. Ish-futbollisti i njohur i Gjermanisë në vitet 1980-ë foli në lidhje me kampionatin italian duke u shprehur në veçanti për Veronën, skuadrën me të cilin arriti të triumfonte në mënyrë të jashtëzakonshme në Serinë A në vitin 1985 duke u shpallur kampione. Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 64-vjeçari rrëfen se po e kalon kohën duke bërë ecje të gjata në pyll.

Ecje për rreth 4 orë e 30 minuta deri në 5 orë e 30 minuta. Madje ai theksoi se ka peshën e 35 viteve më parë, domethënë, peshën që kishte kur shkonte në finalen e Botërorit të 1986-ës me Gjermaninë Perëndimore, që mundej 2-3 nga Argjentina e Maradonës me shokë. Për sa i përket kampionatit italian, Brigeli shton se nuk beson se sezoni do të rifillojë sërish për shkak të rrezikut që paraqet koronavirusi. Sa i përket koronavirusit dhe futbollit në Gjermani, ai thotë se “është një situatë serioze në mbarë botën”.

“Në krahasim me Italinë, në Gjermani ka më pak vdekje, por çdo gjë këtu është mbyllur, – vijon ish-futbollisti. – Në Gjermani duan të luajnë ndeshjet pa tifozë, por kjo më duket shumë e vështirë për të ndodhur.” Një pyetje të cilës ai nuk mund t’i shmanget, është ish-skuadra e tij, Verona, me të cilën luajti 55 ndeshje në dy sezone të mesit të viteve 1980-të dhe shënoi 12 gola. “I ndoqa në ndeshjen e fundit kundër Sampdorias, – tha gjermani. – Më la përshtypje të mirë, po përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme.”

“Por, më vjen keq që nuk do të luajë prapë, – vijoi Brigeli, i cili parashikon që sezoni i futbollit në Itali mund të ketë përfunduar. “Në Serinë A, Juventusi, Interi dhe Lacio janë pretendente, por në opinion tim asnjëra prej tyre nuk do ta fitojë titullin “kampion”, sepse nuk besoj se kampionati do të fillojë sërish”, përfundoi ish-futbollisti dhe trajneri i njohur gjerman, Hans-Peter Brigel, i cili nuk stërvit asnjë ekip që prej vitit 2007, që prej tërheqjes nga stoli i përfaqësueses së Bahreinit, e më pas, i Ankaragyçysë në Turqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh